“AK”: Ndryshimet në formular, jo zyrtare

Ndryshimet e bëra në ligjin për regjistrimin e popullsisë, nuk kanë shuar ende debatet. Pas deklaratave dhe denoncimeve që ka bërë “Aleanca Kuq e Zi”, në formualin e regjistrimit është hequr pyetja për deklarimin e kombësisë duke lënë aleternativën e grupit Etniko Kulturor. Deklarimi i lirë, në pikën 39-të, të këtij pyetësori tashmë është: grupi Etno-Kulturor që ju i përkisni.
Edhe në këtë rast, aktivistët e kësaj lëvizje, thonë se po bëhen ndryshime në ligj, në formular ende nuk është bërë asnjë ndryshim zyrtar duke thënë se edhe opsioni mbi grupin etniko/kulturor nuk është zgjidhje.
Gjithashtu në këtë formular, në pyetjen e 10-të është deklarimi i besimit fetar, e cila fillimisht kishte pyetjen “A besoni ju në Zot?”, duke lënë vend për plotësimin e kutive bosh në varësi të bindjeve fetare të personit. “Edhe në këtë pike, kjo pyetje duhet të hiqet. Besimi është personal dhe nuk është deklarim i detyrueshëm”, thotë Endri Shabani.
Aktivistët e “Alenacës Kuq e Zi” thanë se do të vazhojnë të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve për të mos lejuar rregjistrimin e popullsisë në bazë etnike dhe fetare. Sipas tyre do të ndiqen të gjitha rrugët qytetare dhe ligjore për të ndryshuar mënyrën e kryerjes së rregjistrimit, që pritet në nisë më 1 tetor të këtij viti.