2 organizata kallëzim penal ndaj Ekrem Spahiut
TIRANE - Drejtuesit e dy organizatave në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri, “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi i kërkuan sot Komisioneres Kundër Diskriminimit të marrë masat më të ashpra që parashikon Ligji Kundër Diskriminimit ndaj z.Ekrem Spahiut.
Ky i fundit deklaroi në një gazetë të përditshme se “Unë nuk kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato”.
Aktivistët nënshkruan në zyrën e Komisioneres një ankesë të përbashkët kundër diskriminimit dhe nxitjes së urrejtjes të bërë nga zv/ministri i Mbrojtjes dhe u njohën nga Komisionerja Irma Baraku me faktin që institucioni i saj e ka hapur sot një investigim zyrtar ex ufficio për çështjen në fjalë.
Përveç kësaj, edhe “Pro LGBT” edhe “Aleanca Kundër Diskriminimit” po punojnë intensivisht që çështjen në fjalë ta ndjekin në Gjykatë, pasi rasti është një shkelje e Kushtetutës dhe e Nenit 266 të Kodit Penal.
“Ne jemi të vendosur që përmes juristëve por edhe konsultave me ekspertë të huaj ta çojmë këtë çështje në gjykatë dhe të kërkojmë atje dënimin maksimal, pra 5 vjet heqje lirie për z. Spahiu”- deklaroi Pinderi.
(er.nu/BalkanWeb)