Tafaj: Biznesi të jetë pjesë e vendimmarrjes në arsimin profesional
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ftuar biznesin të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe drejtimit të bordeve në shkollat profesionale. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka kërkaur mbështetjen e biznesit për të ridimensionuar arsimin profesional, i cili sipas tij do mbetet problematik nëse nuk orientohet nga sektori privat.
“Ne e bëmë këtë hap me vetëdijen e plotë për t’i dhënë një hapësirë të plotë biznesit që të shprehë të gjitha kërkesat, jo thjesht për veprimtarinë e një shkolle, por në radhë të parë për ofertën e saj. Ju ftoj të nderuar përfaqësues të biznesit, të vini në bordet e shkollave dhe të merrni drejtimin e bordeve, kjo do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ne. Formimi praktik është i mundur të realizohet vetëm e vetëm me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e plotë të biznesit. Njohuritë praktike fitohen direkt në biznes, në kompanitë që ushtrojnë një aktivitet që ka lidhje me këtë profesion”, tha Tafaj.
(ma.ar/BalkanWeb)