E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kukës-Kalimash, vdes fëmija, plagosen prindërit

Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa prindërit e tij kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Kukës-Kalimash.

Sipas informacioneve makina me targa KU 3892 A me të cilën udhëtonin tre pjesëtarë të familjes Dema ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen fëmija 2 vjeç si dhe janë plagosur dy bashkëshortët Asllan dhe Hirushe Dema.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›