2 prilli- Urdhri i zi i Gramoz Ruçit për ekzekutimin e 4 studentëve në Shkodër

Protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën 4 të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryqëndrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të shembur regjimin e kalbur, i cili mbahej në “këmbë” nga duart e gjakosura të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë. Ish ministri i diktaturës dhe krahu i djathtë aktualisht i Edi Ramës, Gramoz Ruçi dha urdhrin e zi, për ekzekutimin e 4 të rinjve, se, pse po protestonin kundër hafijeve vrasëse të diktaturës gjakatare të trashëguar nga Enver Hoxha. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën 4 jetëve të pafajshme, 4 jetëve rinore Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u bënë martirë të demokracinë për të çuar në vend nderin e kombit. Vrasja e 4 studentëve në Shkodër, nuk është një vrasje enigmatike dhe e mbushur me mistere, por një ekzekutim i hapur dhe me urdhër të ish ministrit të Brendshëm enveristit Gramoz Ruçi dhe me pajtimin e Ramiz Alisë. Por, e keqja nuk është kapërcyer. Ndonëse kanë kaluar plot 19 vjet nga kjo vrasje makabër, e keqja është përsëri përballë nesh dhe vazhdojmë të ndjehemi të rrezikuar. Gjakpirësit e enverit, vazhdojnë të selektojnë të tjera krime kundër shqiptarëve dhe rendit shtetëror në tërësi. Vrasësi i studentëve të 2 prillit kapardiset në Kuvendin e Shqipërisë sa herë t’i teket qejfi dhe ta përdorë atë si shtojnë të interesave megalomane bashkë me Edvinin. Së fundmi ai është zgjedhur edhe kryetar i grupit parlamentar socialist, për të përcjellë kështu zërin e kërcënimeve, pse jo edhe për “ekzekutime” të mëtejshme, këtë radhë jo në njerëz, se ndonëse do jetë ngopur me gjakun e shqiptarëve, por “vrasjen” e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi. Kursi që po ndiqet nga Gramoz Ruçi dhe Edvin Rama, është tipi ai i firmëtarëve të së keqes së kombit, të bllokojë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e dyerve drejt evropës për shqiptarët. Vrasësi i 4 studentëve, nuk ka asnjë interes për rininë shqiptare, interesi i tij i vetëm është inkorporimi i politikës së bllokimit dhe “vrasjes” masive të çdo hapi apo progresi të hedhur nga qeveria “Berisha” për 5 vjet me radhë.
...