E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Ekonomia shqiptare e stabilizuar, të dhënat e muajve të parë të 2010-s drejt përmirësimit

Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se ekonomia shqiptare po kthehet drejt normalitetit. Presionet e krizës globale, tha ministri Bode, po i përkasin të shkuarës tashmë. Sipas ministrit Bode, të dhënat ekonomike të muajit mars janë optimiste dhe po shkojnë drejt përmirësimit. Stabiliteti ekonomik i vendit, u theksua dje edhe nga INSTAT. Sipas të dhënave në Shkurt 2010 u eksportuan 11,3 miliardë lekë mallra, me rritje 18.1 përqind në krahasim me Janar 2010 dhe rritje me 50.5 përqind në krahasim me Shkurt 2009. Gjatë kësaj periudhe u importuan 32 miliardë lekë mallra me rritje 6.2 përqind në krahasim me Janar 2010 dhe ulje 4.2 përqind në krahasim me Shkurt 2009. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 20,7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.7 përqind, krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 20 përqind krahasuar me Shkurt 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›