E Diel, 1 Nëntor 2026

Afron asgjësimi i fletëve të votimit, Edvini nuk shfaqet i shqetësuar, pasi s’ka dashur asnjëherë hetimin e zgjedhjeve

Ndonëse e kishte shmangur aq sa mundi, KQZ nuk mund ta shtynte pa fund djegien e fletëve të votimit. Sipas ish-kryetarit të këtij institucioni, Kristaq Kume, paaftësia e politkës për të gjetur një zgjidhje, nuk mund të bllokojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas tij zbrazja e kutive e më pas asgjësimi i fletëve në gusht është një zgjidhje tërësisht legjitime e Ristanit. “Ky mosveprim nuk mund të zgjasë pambarimisht në kohë. Ne nuk kemi luksin që për hir të këtij ngërçi, për hir të pazotësisë, për hir të impotencës së klasës politike për ta zgjidhur problemin, të investojmë për të blerë 6 mijë apo më shumë kuti të tjera dhe këto t’i mbajmë ashtu të paprekura” tha Kume sot ne nje interviste mediatike. Por sipas ish-numrit një të institucionit që administron zgjedhjet, dekretimi i datës nga presidenti në gusht duhet të verë në alarm politikën për një tjetër cështje, amendimin e kodit zgjedhor. “Ajo çka unë shoh me afrimin e datës së dekretimit të zgjedhjeve, shumë më të rëndë sesa kjo, është nga njëra anë detyrimi i klasës politike për të përgatitur infrastrukturën ligjore, pra për të bërë strukturën e nevojshme në kodin zgjedhor” tha Kume. Nje amendim urgjent sipas tij në kod duhet të bëhet për mënyrën e numërimit. Një ditë më parë, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Alsat Tv tha se në gusht kutitë duhet të zbrazen për t’u përdorur në zgjedhjet lokale.


Një vendim në kundërshtim me intersat e vendit e ka quajtur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, asgjësimin e fletëve të votimit në gusht. I pyetur mbi deklaratat e Ristanit për kutitë, përgjigjia e Ramës ishte kjo: “Nuk ka asgjë për t’u cuditur. Në Shqipëri po digjen përditë vende pune. Për fat të keq reagimi i pushtetit dhe i strukturave të pushtetit vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e vendit”.


Por për maxhorancën 3 muaj janë mëse të mjaftueshëm për të hetuar zgjedhjet, para se kutitë të boshatisen. Enkeled Alibeaj, anëtar i komisionit hetimor për 28 qershorin, thotë se opozita mund ta veje në çdo moment në funksion komisionin që kërkoi vetë. “Besoj që jemi në kohën e duhur që PS të ketë gjitha mundësitë të vijë në komisionin hetimor, të bëjë kërkesat e saj për provat, të këqyrë materialet, ato çfarë ajo dëshiron dhe ligji lejon, dhe kushtetuta lejon, dhe vendimet e gjykatës kushtetuese lejojnë. Në kët menyrë nuk do të kërkohet të vendosë as në ngërç KQZ. Nuk shoh asnjë lloj mundësie, as teorike që KQZ të bëhet barrierë e komisionit hetimor. Nuk ka se sit ë bëhet barrierë. është gjithmonë në të drejtën e vet për të respektuar dhe për të zbatuar ligjin. Po kështu edhe komisioni hetimor I ka të gjitha mundësitë, jo vetëm teorike, por praktike, për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor të 28 qerhsorit. Mund të jetë një dëshirë diabolike e PS që të nxjerrë një sebep tjetër për asgjesimin e fletëve, por nuk do të ndodhë. Mundësitë i ka” tha Alibeaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›