Pranga gardistit në 3 të mëngjesit
09/02/2011 Ishte thirur për të dëshmuar, Agim Llupo arrestohet në ambientet e Prokurorisë së Tiranës
Oficeri i Gardës, “u tradhtua” nga arma MP5 që kishte përdorur gjatë demostartës së 21 janarit
TIRANE-Për rreth pesë orë më radhë marje në pyetje të gardistit Agim Llupo dhe ballafaqim e tij me provat e administruara në dosje, prokuroria e Tiranës ka lëshuar në orën 03:00 të mesnatës urdhrin e arrestit ndaj gardistit të parë që akuzohet si personi që ka qëlluar me armë mbi demonstruesit e 21 janarit. Identifikimi i tij është kryer nëpërmjet regjistrit të armës, ku u vërtetua se automatiku MP5 është përdorur gjatë demostratës së 21 janarit, ku dhe u vranë katër persona e shumë të tjerë u plagosën. Agim Llupo, me detyrë Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës është arrestuar në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku ai ishte paraqitur për tu marë në pyetje. Sipas burimeve pranë organit të akuzës kryeqytetase gjatë dhënies së deklarimeve gardisti Llupo, ka pranuar autorësinë e krimit duke pohuar se gjithçka që ka ndodhur ka qënë aksidentale dhe aspak e qëllimshme. Pas kësaj dëshmie prokurorët kanë urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të tij, ku forcat e policisë së Tiranës kanë kryer ekzekutimin e urdhërit në ambientet e prokurorisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë ne dije se Agim Llupo është identifikuar fillimisht përmes filmimeve të bëra nga kamerat gjatë demonstratës, si një nga gardistët që ka qëlluar mbi protestuesit. Aktualisht ai akuzohet vetëm për vrasjen e Zivër Veizit, ndërkohë që po shikohen pozicioni i tij dhe në tre vrasjet e plagosjet e tjera të ndodhura në demostratë. Demostruesi nga Gjirokastra Zivër Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP5 armë kjo që dyshohet se është përdorur nga gardisti Llupo, i cili ndodhej në detyrë në 21 janar. Emri i Agim Llupos nuk ndodhet në listën e gjashtë gardistëvë të parë, për të cilët prokuroria kërkoi ndalimin menjëherë, por që në fakt urdhrat për ta ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Prangosja e Agim Llupos provon ndërkohë faktin se Garda e Republikës ka qëlluar me armë zjarri automatike mbi demonstruesit gjatë 21 Janarit, ku mbetën jo vetëm 4 persona të vrarë por dhe mbi 20 të tjerë të plagosur nga plumbat. Aktualisht lidhur me këtë ngjarje vashdojnë hetimet, dhe se grupi i ngritur për zbardhjen e autorëve të demostratës së 21 janarit është në pritje të disa ekspertizave të tjera balistike, të cilat do tregojnë se cilat kanë qënë shkaqet e vrasjeve të gardistëve.
Llupo, shef sigurie i Topit
Gardisti Agim Llupo, që u arrestua nga prokuroria ka qënë shefi i sigurisë së truprojave të Presidentit të Republikës Bamir Topi. Llupo është përfshirë në një incident me ish-gardistin Enrado Laçi më 17 maj të vitit 2009 teksa kthehej nga një shërbim me eskortën nga Durrësi për në Tiranë. Shkak është bërë largimi nga detyra i Laçit prej shefit të tij Agim Llupo, të cilin e akuzonte për këtë shkarkim. Incidenti është hetuar nga policia e Tiranës ku u bë denoncimi, pasi Llupo pretendonte se Laçi i doli para eskortës, duke shkaktuar edhe rrëmujë.
Diskutohet për hapat e hetimit
“21 Janari”, grupi hetimor
takim me këshillin e akuzës
TIRANE-Katër nga prokurorët që po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e demostratës së dhunshme të 21 janarit, përgjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Prokurorisë dhe kryeprokuroren Ina Rama. Për më shumë se 6 orë ata janë konsultuar me këshillin e prokurorëve, lidhur me hetimin dhe hapat që duhet të ndërmarin në vashdim për hetimin e plotë të katër vrasjeve si dhe verifikimin e vënien para përgjegjësisë penale të organizatorë të demostratës së 21 janarit. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, thanë se në mbledhjen e këshillit ka qënë i pranishëm dhe prokurori amerikan, i cili ka ardhur posaçërisht nga SHBA për të këshilluar grupin e hetimit. Gjatë bashkëbisedimit prokurorët kanë diskutuar lidhur me problemet që janë hasur gjatë hetimit të kësaj ngjarje si dhe mos ekzekutimin e gjashtë urdhër-ndalimeve të drejtuesve të Gardës së Republikës. Pak kohë më parë kryeprokurori i Tiranës Sokol Malaj, i ka ridërguar shkresë-kujtesë ministrit Lulzim Basha dhe drejtorit Hysni Burgaj, se duhet të ekzekutojnë menjëherë 6 udhër-ndalimet e kërkuara nga institucioni i akuzës kryeqytetase. Sipas prokursorisë urdhër-ndalimet janë firmosur që prej datës 22 janar dhe kërkohet shoqërimi i drejtuesve të gardës, mes tyre dhe Ndrea Prendit i cili mban funksionin e Komandantit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Urdhërat janë firmosur mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme që prokuroria ka ngritur lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ndërkohë që tashmë pritet vetëm ekzekutimi i tyre nga ana e policisë. Prokurorët shtojnë se urdhër-ndalimi nuk ka asnjë afat kohor për ekzekutimin, kështu që ata nuk e humbin ligjshmërinë gjatë kalimit të periudhës kohore. Kjo gjë nënkupton se urdhrat e lëshuar nga prokuroria vashdojnë të qëndrojnë në fuqi.