Të liruarit e Gërdecit, gjykata i le pa roje tek shtëpia
09/02/2011 Në vendim, nuk përcaktohet se kush do kujdeset për ruajtjen e katër të akuzuarve
“Arrestit shtëpiak”, parashikon policë tek shtëpia për monitorimin e të akuzuarve
TIRANE-Katër të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, që ju ndryshua masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie, nuk do të ruhen nga asnjë efektiv i Policisë së Shtetit apo Oficerë të Policisë Gjyqësore. Mihail Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi do qëndrojnë në banesat respektive, duke mos u monitoruar nga asnjë prej institucioneve të drejtësisë, siç është policia apo prokuroria. Të paktën kështu thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës, i cili vendosi nxjerrjen nga qelitë e burgut 313 të katër të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit. Burime pranë prokurorisë thanë se në vendim gjykata ishte shprehur për lirimin e tyre, por gjatë argumentimit nuk detyronte as policinë por as Oficerët e Policisë Gjyqësore, që të kryenin shërmbim roje në banesat e katër të akuzuarve të liruar nga burgu. Mësohet se OPGJ-të, kanë kryer ekzekutimin e këtij vendimi në burgun 313, por ata si kanë shoqëruar të akuzuarit në banesat e tyre. Burimet thanë se ata janë larguar me makinat personale dhe se aktualisht nuk dihet me saktësi nëse kanë shkuar në banesat e tyre apo janë strehuar në vende të tjera. Mos përcaktimi i rojeve në banesë, rrit dhe mundësinë e largimit jashtë shqipërisë të katër të akuzuarve të tragjedisë së Gërdecit ose thyerjen e masës së sigurisë duke dalë jashtë teritorit të shtëpisë. Sipas burimeve kjo e fundit, do i vështirësonte punët e të pandehurve, të cilët në rast se do kapeshin nga policia në ambientet publike, jashtë shtëpisë atëherë do i linde e drejta prokurorisë që të kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest në burg. Ndërsa janë lënë të lirë katër të pandehurit kyç të procesit Gërdeci, familjarët e viktimave paralajmërojnë vetëgjyqësi. Familjarët janë të indinjinuar nga këto vendime të padrejta dhe të paligjshme. Familjarët e shoqatës së viktimave të Gërdecit bëjnë me dije se janë të gatshëm që të shkojnë deri në vetëgjyqësi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, nëse drejtësia nuk vepron për të ndëshkuar përgjegjësit për krimin e rëndë. Tragjedia e Gërdecit ndodhi në 15 mars 2008, kur nga një shpërthim i fuqishëm i kontinjerëve të barutit vdeqën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë morën plagë të rënda dhe të lehta. Pas kësaj tragjedie, prokuroria arrestoi katër personat të dyshuar si shkaktarët kryesorë të kësaj tragjedie. Ndërkohë që mori si të pandehur plot 29 persona mes tyre dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Këtij të fundit ju pushua çështja nga Gjykata e Lartë, duke e zhveshur plotësisht nga akuzat e ngritura nga prokuroria.