E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tjetër hap fals, frikë nga Komisioni i Venecias, pasi mund të hidhet poshtë alibia e hapjes së kutive

Selia ylberiste ka deklaruar së fundmi se çështja e ngritur nga funksionarët e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar nuk mund të kalojë në Komisionin e Venecias, pasi sipas konkluzioneve të Edvinit, mund të zvarritet zgjidhja. PS, mohon një nga institucionet më të rëndësishme porsa i takon rolit këshillues në respektimin e ligjeve dhe rendit kushtetuese të një vendi, në përputhje plotësisht me funksionin e këtij institucioni, i cili është një organizëm këshillues mbi çështjet Kushtetuese. Kjo tentativë fshehjeje nuk e zbeh aspak të vërtetën e qëndrimit të PS-së, një qëndrim ky i kamufluar si pasojë e humbjes së zgjedhjeve nga ana e Edvinit dhe rreziku i mundshëm i largimit me votat e socialistë nga posti i kryetari të Partisë. Një nga të bindurat e Edvinit, që plotëson aleancën e grarisë socialiste, Vasilika Hysi u shpreh dje gjatë një komunikimi për mediat, se ideja e dërgimit të kauzës në Komisionin e Venecias, nuk është rrugë fort e gjetur, pasi do të zvarriste zgjidhjen. Për më tepër, ajo që bie në sy dhe njëherazi është plotësisht e qartë, është se Partia Socialiste nuk ka një formulim të qartë dhe konkret mbi atë çka kërkon, pasi në këtë rrotullnajë absurde të klikës pasanike të Edvinit, në radhë të parë janë sfiduar ligjet në fuqi dhe po tentohet edhe cenimi i Kushtetutës me ato amendamente që synohet t’i bëhen ligjit të funksionimit të komisioneve hetimore, të ngritura nga Kuvendi. Përpos përpjekjeve për të sfiduar ligjin dhe rendin Kushtetues në vend, klika edviniste mohon edhe udhëzimet e fundit të klasës politike në vend, për t’ja adresuar çështjen Komisionit të Venecias, nga ku mund të rrjedhë një udhëzim këshillues konkret për kauzën e opozitës, ashtu edhe për të drejtën e saj në kërkesën këmbëngulëse për transparencën e zgjedhjeve. Por, duke ditur se Komisioni i Venecias, duke respektuar ligjet në fuqi dhe Kushtetutën, do ta konsiderojë si ‘jo’ të qëndrueshme “kauzën” e opozitës dhe në radhë të parë do t’i kërkohet respektimi i këtyre elementëve më të qenësishëm të shtetit dhe njëherazi apeli më i rëndësishëm, ai i kthimit përfundimisht në Kuvend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›