E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca konfirmon edhe njëherë si të mbyllur çështjen e “kutive”

Sot diskutimi i radhës në Komisionin Parlamentar, të enjten Kuvendi vendos për amendamentin e opozitës


Komisioni parlamentar i ligjeve shqyrton sot nen për nen amendamentet e opozitës për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Shumica parlamentare e konsideron të mbyllur çështjen e zgjedhjeve të kaluara, por megjithatë i ka ofruar palës opozitare të gjithë instrumentet ligjore për ndjekjen e kauzës, e cila mirëfillti është e paqartë dhe kaotike. Pretendimet e çala të opozitës së Edvinit, për parregullsi në zgjedhjet e përgjithshme, jo vetëm që nuk janë faktuar apo qoftë edhe të kenë konstatuar një provë të vetme, kanë si destinacion të vetëm, të bien poshtë dhe opozita të mësohet njëherë e mirë me respektimin e pushteteve të pavarura dhe institucioneve kushtetuese. Për mazhorancën hapja e dosjeve nuk mund të pranohet pasi bie ndesh me Gjykatën Kushtetuese dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për funksionimin e komisioneve hetimore. Kauza e kutive të votimit ka mbajtur jashtë parlamentit për një kohë të gjatë opozitën dhe ideja që mazhoranca është kundër transparencës së zgjedhjeve çoi PS-në në protesta rrugëve të Shqipërisë. Nga dita e nesërme komisioni i ligjeve do të shqyrtojë nen për nen projektligjin e PS-së, për komisionet hetimore. Drafti i selisë rozë do të hidhet në votë të enjten në 18 mars, datë të cilën drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, e përcaktoi si kufirin e fundit për të zgjidhur situatën politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›