E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vite ne NATO Berisha E ardhmja eshte e garantuar ne liri

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka dale ne nje konference te posacme per shtyp me rastin e dy vjetorit te anetaresimit te vendit ne NATO. Ai duke rijetuar se kjo arritje erdhi me se shumti nga reformat theksoje se me anetaresimin ne kete aleance e ardhmja eshte e garantuar ne liri.

Qytetaret kane te garantuar mundesine e ndertimit te te ardhmes se tyre ne liri. Per cdo komb anetaresia ne kete aleance perben nje arritje madhore per kombin shqiptar. Anetaresimi ne NATO erdhi para se gjithash dhe mbi te gjitha si rrjedhoje e reformat te thella dhe te gjithanshem qe qeveria shqiptare ndermori pas vitit 2005-se. Ishte rezultat i suksesit te padiskutueshem te ketyre reforma qe shnderruan Shqiperine ne nje nder vendet me te sigurta ne vend- tha Berisha duke shtuar se anetaresimi ishte edhe si mbeshtetje e fuqishme e Presidenti dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe vendeve anetare te aleances.

Kryeministri tha se Shqiperia mbetet e vendosur per plotesimin e te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresimi ne kete aleance. Garantoj aleancen se Shqiperia dhe shqiptare mbeten plotesisht te vendosur te bejne te gjitha perpjekjet per te permbushur me dinjitet te plote cdo obligim qe rrjedh nga anetaresia e vendit ne kete aleance si ne misionet e saj ne zonat operative ku aleanca eshte e angazhuar dhe do te angazhohet tha Berisha. Kryeministri nuk pranoi tu pergjigjet pyetjeve qe nuk kishin te benin me dy vjetorin e anetaresimit ne NATO.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›