20 000 besimtarë me trupat e tyre formuan kryqin për Guinness
Rreth 20 000 besimtarë nga Filipinet u mblodhën në stadiumin e futbollit në Manila në shenjë të fillimit të Agjërimit të Madh, duke formuar kryqin për të cilin besojnë se do të jetë më i madhi në botë.
Sipas zyrtarëve të Universitetit Katolik Santo Tomas, i tërë aktiviteti është organizuar si shenjë proteste kundër abortit.
Më shumë se 20 000 njerëz, ndër të cilët edhe studentë, anëtarë të fakultetit dhe personeli i Universitetit u bënë rresht të veshur me bluza të zeza ose uniforma të bardha për të formuar kryqin dominikan bardh e zi.
“Formimi i kryqit më të madh do të kontribuojë që njerëzit të kujtojnë se ka filluar Agjërimi i Madh dhe kjo kohë i kushtohet Jezu Krishtit”, tha njëra nga pjesëmarrëset, Erika Claire Gomez.
Informacioni për formimin e kryqit do t’i dërgohet edhe librit të rekordeve Guinness, me shpresë se ata do ta njohin si rekord botëror.