E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton ne Tirane ende nuk eshte caktuar data

Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian baronesha Catherine Ashton nuk do te vije ne Tirane javen tjeter. Ndryshe nga sa ishte lajmeruar nga zedhenesi i saj Michael Mann nga Brukseli mesohet se ministrja e jashtme e Bashkimit Evropian do te zhvilloje viziten e saj zyrtare ne Tirane por nuk eshte percaktuar ende data e sakte. Baronesha Ashton pritet te vizitoje Shqiperine ne kuader te negociatave me lideret politike per zgjidhjen e mosmarreveshjeve mes paleve. Ashton pritet te takohet me kreret me te larte te vendit me drejtuesit e mazhorances dhe opozites per te diskutuar krizen politike qe ka perfshire vendin tone. Nderkohe qe prej 21 janarit Shqiperine e ka vizituar Miroslav Lajcak i derguari i Ashton per te ndihmuar qe palet politike te arrijne nje zgjidhje. Nderkaq ne faqen online te Parlamentit Evropian behet e ditur se situata politike ne Shqiperi do te jete ne fokusin e diskutimeve ne mbledhjen e ardhshme te Parlamentit Evropian. Ne sesionin e ardhshem te punimeve te Parlamentit Evropian qe do te zhvillohet nga 14 deri me 17 shkurt do te kete nje diskutim te posacem per Shqiperine me date 15 shkurt rreth ores 21 te mbremjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›