E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i dehumanizimit ne letersi

Sfida eshte fenomen psikologjik dhe jetik per cdo njeri dhe per cdo fushe te jetes sociale kulturale politike madje deri tek bashkejetesa ne familje. Sfida eshte fenomen i konfirmimit te ekzistences dhe gjakimit per dominim midis brezave njerezore qofte brenda njesise se vogel familjare qofte ne kuptimin social te jetes dhe veprimtarive shoqerore

1.

Sfida eshte fenomen psikologjik dhe jetik per cdo njeri dhe per cdo fushe te jetes sociale kulturale politike madje deri tek bashkejetesa ne familje. Sfida eshte fenomen i konfirmimit te ekzistences dhe gjakimit per dominim midis brezave njerezore qofte brenda njesise se vogel familjare qofte ne kuptimin social te jetes dhe veprimtarive shoqerore. Duke qene se dhe letersia eshte veprimtari psiko-emotive qe prodhohet zhvillohet dhe ekziston ne nje kuader te caktuar social-historik dhe ushqehet gjithashtu pashmangshem ne nje realitet te caktuar social-historik nuk ka sesi te shpetoje nga perballja me sfidat. Per letersine shqipe sfidat jane vertete serioze dhe kane nje problematike me shtrirje shume te gjate kohore me zanafille qe ne fillimet e saj.

Se pari nje sfide per promovimin dhe marrjen ne konsiderate te letersise shqipe ne bote eshte fakti i fatit te keq te nje historie te vone botimesh ne shqip. Po te marrim parasysh kohen e botimit te Mesharit ne kemi vetem pese shekuj histori libri. Nga keto disa shekuj vijne deri tek ne mbeshtjelle deshperimisht me nje tis te dendur mjegulle disa te tjere te perfaqesuar vetem me disa pak botime ose doreshkrime te pjesshme si letersia e bejtexhinjve p.sh. me pas prape shurdheri per te ardhur deri tek Rilindja jone Kombetare apo romantizmi shqiptar kohe kur fillon nje epoke e re per letersine dhe vete historine shqiptare. Deri ketu letersia shqipe as qe mund te mendohet per te bere sfide pertej kufijve te saj. Ajo thjeshte eshte e afte te te ngjalle dashuri per ate dashuri qe arriti ta mbaje gjalle ne ato kushte per ta sjelle deri tek ne si deshmi sakrificen e luftes qe kane bere brezat krijues te atyre koheve te veshtira historike per ta ruajtur gjuhen dhe identitetin kombetar nga tjetersimi.

Periudha e Rilindjes romantizmi kishte nje mision disi te percaktuar dhe te perqendruar kryesisht ne frymen e nje konteksti atdhetar. Ketu kemi dhe zanafillen e levrimit te formave letrare ne larmine e tyre zhanrore por akoma eshte ne faze miturie pamja e perberjes artistike. Ne kushtet e sfides se kthjelltesimit te gjuhes letersia shqipe e kesaj periudhe as qe mund te mendohej per sfiden jashte kodit gjuhesor te gjuhes amtare.

Vitet njezet sjellin nje zhvillim tjeter per letersine dhe ketu vjen momenti kur gjuha shqipe permes veprave letrare te kohes tashme arrin nje stad kur mund te pretendoje perfaqesimin e vet ne bote. Por njekohesisht me pretendimin per perfaqesim i cili ne fakt arrihet permes nje numri jo te vogel autoresh te asaj kohe si Konica Kuteli Fishta Koliqi Poradeci Migjeni etj. nis dhe sfida per cilesine dhe prestigjin e vendit qe do te zere ajo ne arealin e letersive te tjera me histori shume me te gjate libri ne gjuhet perkatese. Ketu e ka zanafillen dhe sfida e vertete e letersise shqipe per perfaqesim me prestigj jashte kufijve te saj me kodet gjuhesore nacionale ku ishte shkruar Komedia hyjnore Komedia njerezore Fausti Uliksi Dublinasit dhe gjithe ai arsenal veprash letrare madhore qe jane sot nje pasuri e pacmuar per njerezimin.

2.

Sfidat per letersine shqipe do ti klasifikoja thjeshte ne dy drejtime te ndryshme ne te jashtme dhe ne te brendshme. Natyrisht sfidat e jashtme rrokin shqetesimin e prezantimit dhe perfaqesimit te letersise sone ne letersine e madhe evropiane mjetet dhe menyrat per te dale nga kufijte e gjuhes amtare kurse sfidat e brendshme jane akoma me te nderlikuara me teper antihumane dhe fare pak optimiste. Keto te fundit nuk i ndahen letersise sone asnjehere madje sa me teper kalojne vitet aq me teper nderlikohen dhe shtohet numri i tyre. Ne periudhen e gjate diktatoriale letersia shqipe kultivohej nen sfiden e hapur dhe mjaft agresive te shtetit njepartiak. Letersise i kerkohej me kembengulje qe te ishte ne sherbim te masave ne kuptimin e percjelljes se mesazheve politike duke ia diktuar nga lart ne njefare mase edhe tematiken dhe skemen perafersisht standarde te formatit subjekor e permbajtesor. Shkrimtaret ishin edhe te privilegjuar edhe te sfiduar lidhur me ate cka sendergjonin ne studion e tyre per ta shpallur me pas boterisht ne shtyp. I privilegjuar ishte krijuesi qe e respektonte formatin e percaktuar nga politika e shtetit komunist ngase botohej nga vete shteti libri i tij shperndahej ne gjithe vendin duke u bere me lehtesi i njohur tek lexuesi edhe pse shpeshhere me nivel krijues e intelektual fare medioker apo nenmedioker. Keta shkrimtare trajtoheshin edhe me leje krijuese me te drejte page nga shteti madje edhe shperbleheshin me para pas botimit te librit duke krijuar keshtu nje lexues qe precirct akoma ti serviret po ne kete lloj menyre edhe krijimtarine e mevonshme ate te pas viteve lsquo90.

I sfiduar ishte shkrimtari qe gjakonte te mos i bindej asaj cka diktohej si detyrim ndaj partise se vetme drejtuese por kerkonte qe misioni i krijuesit te mbetej ne konditat e lirise se zgjedhjes se temave dhe menyres estetike te parashtrimit te tyre sipas rregullave letrare boterore apo prirjeve te tij eksperimentuese.

Koha ka treguar se dolen shume pak shkrimtare e poete qe i rezistuan kesaj lloj sfide. Keta krijues u sakrifikuan jo vetem per te mos botuar me per sa kohe qe diktatura ne fuqi por madje edhe u bene kontigjent fatkeq i burgjeve te diktatures famekeqe madje disa edhe u pushkatuan ne lule te rinise. Mjafton te permendim emrat e Trifon Xhaxhikes Vilson Blloshmit e Genc Lekes te tre djem te rinj me i madhi prej tyre Trifoni ishte vetem tridhjete vjec. Ne thelb kjo nuk ishte vetem nje sfide por ishte nje njolle e erret dehumanizmi gjakatar ne letersine tone asokohe te komanduar.

Vitet lsquo60 krijojne ne letersine shqipe fizionomine e portreteve letrare te njohura te Ismail Kadarese Dritero Agollit e Fatos Arapit shenojne gjithashtu rritje te cilesise artistike te zhanreve ndonese shpeshhere nen auren ideologjike partiake dhe sjellin shtimin e pretendimeve per prezantim edhe ne gjuhet e tjera. Ne fakt shkrimtari Ismail Kadare ia arriti te lere mbrese menjehere pas botimit jashte vendit duke u bere qe atehere jo vetem nje shkrimtar qe zinte vend ne letersine evropiane por me shenja te qarta per te qene dhe sfidues potent. Letersia shqipe permes ketij shkrimtari sot i ka kaluar kufijte gjeografik dhe kulturor te Evropes dhe ka hyre dhe ne kontinente te tjera madje me mjaft prestigj. Letersia e Agollit ka pasur me teper sukses ne vendet e Evropes Lindore gjate regjimit aq sa ne Bullgari kur u botua romani Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo u perkthye menjehere ne nje kohe shume te shkurter duke u pritur me mjaft vemendje nga publiku dhe kritika.

Produkti letrar i viteve lsquo70 ndash lsquo80 deshmon per nje perpjekje te dukshme dhe me arritje te konsiderueshme per te krijuar nje letersi te pavarur nga ideologjizmi dhe dogmat e merzitshme politike permes emrave te njohur te Besnik Mustafajt Prec Zogajt Rudolf Markut Mimoza Ahmetit Teodor Kekos Moikom Zeqos Ndoc Gjetjes etj. Disa prej ketyre emrave permes perkthimeve jane bere tashme dhe pjese e kultures se disa gjuheve te rendesishme evropiane madje edhe ne disa gjuhe te vendeve fqinje te cilet me pak se kushdo tjeter kane qene te interesuar per letersine tone. Ardhja e kesaj letersie nuk di te jete permendur por per sa i perket mendimit tim i rrit shpresat se sfida tashme po kthehej ne duart e krijuesve te letersise kunder politikes dhe se letersia shqipe ishte vene me kembengulje ne kerkim te vendit te saj edhe ne kuadrin e letersive europiane. Kjo sfide do te vazhdonte te pervijohej e te behej gjithnje e me e dukshme deri ne fundin e viteve 80 kohe qe sjell ndryshimet e reja dhe ne sistemin politik te vendit.

3.

Ne vitet lsquo90 do te vinte koha per nje sfide tjeter kesaj radhe jo me ne favor te letersise e cila fillon te vleresohet me skepticizem pavaresisht arritjeve te reja qe sjell. Kjo do te ishte sfida e ekzistences gjithmone te rrezikuar dhe te neperkembur ne liri. Kjo do te ishte sfida makaber e krijuesit shqiptar perballe ekonomise se tregut dhe mungeses se mjeteve te mbijeteses sfida e perzierjes ne pluhurnajen e pafund te botimeve allasoj dhe pa pike vlere sfida e mungeses se kritikes dhe mediumeve letrare te cilat ne gjysmen e dyte te viteve lsquo00 do te minimizoheshin deri ne nje apo dy sfida mujshare e krijimit te klaneve te krijuesve sfida e letersise pa lexues sfida e letersise pa shtepi botuese pa librari hellip sfida e nje letersie qe nuk arrin te prezantohet dhe te vleresohet as ne vendin e vet. Edhe autoret me ne qender te vemendjes qe prodhoi kjo periudhe mezi arrijne sot te dalin ne librarite e dy-tre qyteteve me te medha shqiptare ndonese veprat e tyre shpeshhere sbien per nga vlera me poshte se arritjet me te mira te letersise bashkekohore evropiane. Mjafton te permendim Agron Tufen Romeo Collakun Ridvan Dibren Virion Gracin Ramiz Gjinin Luljeta Lleshanakun Granit Zelen Flurans Ilian Azem Qazimin etj. te cilet aspirojne dhe deshmojne ne krijimtarine e tyre nje nivel te larte artistik permes formash te pafundme shprehese dhe ambiguitetit te kumteve tekstore.

Nga ana tjeter zhvillimi i mediumeve dhe websiteve sociale tashme ka zgjeruar kufijte e interesimit edhe per letersine e shqiptareve ne Kosove e Maqedoni por duke qene ende i forte muri administrativ dhe social i kultures gjithcka me se shumti dhe per me te shumtet i perket akoma vetem kontaktit virtual neper ekranet e PC-se.

Lind pyetja Ne keto kushte kur sfidat jo vetem jane te pashmangshme por dhe me te shumta se kurre ne numer cila do jete sfida me e rrezikshme per gjunjezimin dhe mposhtjen e kesaj letersie duke e frenuar seriozisht integrimin e saj

Padyshim secili krijues shqiptar apo mjafton te jete thjeshte lexues qe i ndjek me vemendje proceset krijuese ne vend ka nje pergjigje te veten per kete. Por sipas meje ajo cka perben sfiden me te rrezikshme ne keto kushte eshte me se pari dehumanizimi i vete krijuesit denatyrimi i tij duke u kthyer ne nje dirigjent klanesh mbytese per ekzistimin e te tjereve qe krijojne dhe luftojne ne kushte me teper te disfavorshme njelloj me synimin qe ta pasurojne letersine shqipe me fryme dhe ide te reja me pasuri te rralla gjuhesore dialektologjike dhe neologjizmash fine me terma dhe imazhe te thellesise se depertimit te mendimit tek mendimi ne caqe ku edhe vete fjala mahnitet me aftesite e saj shprehese. Shenjat e kesaj sfide kane filluar te duken. Pa dashur te marr rolin e Kasandres me prognoza te kobshme ketu ne fund te ketij shkrimi shpreh me bindje dhe vendosmeri se kjo sfide eshte vertete e rrezikshme dhe degraduese per te gjitha palet. Uroj qe kjo mos te ndodhi ngase nuk mund te kaloje pa lene blana te thella ne ndergjegjen tone njerezore dhe ne progreset e mevonshme te zhvillimeve letrare.

Caravaggio gjak dhe drite

Caravaggio eshte pa dyshim nje personalitet i mprehte ne pikturen universale mes realitetit dhe legjendes. Jane te shumte momentet qe e kane pare protagonist te akteve te dhunshme tinezare dhe per kete arsye ai perjeton realitetin e burgut nga i cili do te clirohet shume here fale personazheve te asaj kohe ne Rome te cilet e vleresonin si artist. Vdiq thuajse 40 vjec ne nje plazh afer Romes i njejti fund i trishte si i regjisorit dhe shkrimtarit Pier Paolo Pasolini. Piktori Caravaggio eshte harruar per rreth 300 vjet eshte harruar me vetedije nga xhelozia zilia por edhe nga skandali qe veprat e tij provokonin.

Caravaggio i merr modelet e pikturave te tij nga rruga te moshuar femije prostituta i ben te pozojne ne skena realiste duke u dhene nje drite teatrale dhe madje disa here i ben te shfaqen nga nje hije e erret qe e dramatizon skenen ne nje skene shume shpirterore.

Caravaggio behet keshtu protagonist i piktures baroke. Pa hezituar ai shpalos nudizmin e cdo moshe nganjehere duke skandalizuar me pastertine e pastoreve te rinj qe ne menyre te pavetedijshme naive qeshin duke demonstruar bukurine e trupave te tyre.

Dhuntia e tij artistike ben te flitet akoma sot per te jo vetem fale ekspozitave qe hapen me krijimtarine e tij ne kryeqytetet nderkombetare por edhe per kerkimet e vazhdueshme ne punen e tij misterioze qe nderthuret mes enigmave dhe historise dhe qe frymezon gjenin e tij artistik.

Artificio shprehet permes perdorimit te drites hijes qe shpalosin ne prerjet e ndryshme te tyre plasticitetin e trupave dhe koreografise qe frymezohet nga stili i pikturave te Caravaggios te cilat dokumentojne se sjellja e njeriut nuk ndryshon me kalimin e kohes frika gezimi dashuria sensualiteti kapercejne historine. Caravaggio frymezues akut dhe dijetar eshte akoma aktual ne analizen e tij per ekspresivitetin njerezor. Ne kete balet muzika e kompozitoreve te kohes se tij i lejon interpreteve te puthiten me dinamizmin e tyre por mbi te gjitha te mund te provojne sfiden per te jetuar mes pikturash ku skena karavaxheske mund ta frymezoje baletin... 401 thjesht nje vit pas 400-vjetorit te vdekjes se tij.

Toni Candeloro


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›