Bogdani Prokuroria shet sekretet hetimore
Partia Demokratike akuzoi serish dje prokuroren e Pergjithshme Ina Rama per demtim te procesit hetimor te 21 janarit. Sipas deputetit Gerti Bogdani kryeprokurorja furnizon PS-ne me dokumente sekrete mbi hetimet per 21 janarin. Shoqja e bulevardit ishte pjese e skenarit te dhunshem te kryejucistit Edi Rama. Mazhoranca dhe nderkombetaret e konsideron si kusht vendimtar pergjigjen e ligjit ndaj organizatoreve te 21 janarit. Por shoqja e bulevardit pavaresisht kerkesave te nderkombetareve per sekretin hetimor dergon dokumente sekrete tek PS e cila ia shperndan me pas mediave te saj - tha Bogdani. Ne - shtoi ai - jemi ketu per te paralajmeruar edhe nje here kryeprokuroren Ina Rama se me kete veprim ben cdo gje qe te deshtoje hetimi i 21 janarit. Duhet te jete e bindur se po firmos cdo dite e me shume deshtimin e pucisteve shokeve dhe shoqeve te bulevardit - theksoi z. Bogdani. Ai u shpreh se prokurorja Ina Rama shet ne treg dosjen e hetimit te pucit te 21 janarit duke faktuar keshtu cdo dite amoralitetin profesional te saj dhe duke faktuar cdo dite e me shume vertetesine e akuzave te mazhorances se ajo shoqja e bulevardit ishte pjese e skenarit te marrjes se pushtetit me dhune nga krye-pucisti Edi Rama. Bogdani theksoi se mazhoranca e konsideron hetimin e pucit te shtetit si nje akt themelor. Hetimin e plote te gjithanshem dhe transparent te perpjekjes se deshtuar per te marre pushtetin me dhune te Edvin Kristaq Rames Gramoz Rucit dhe Gjinushit mazhoranca e sotme por edhe i gjithe komuniteti nderkombetar e ka konsideruar dhe e konsideron si kushtin me vendimtar te pergjigjes ligjore ndaj aktit pucist te 21 janarit - tha ai. Nga ana tjeter Bogdani vuri ne dukje se mazhoranca i ka te gjitha informacionet per lidhjet e kryeprokurores me shkaktaret e demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Ne ndonese dime gjithcka per lidhjet e saj te gjithanshme me 21 janarin kemi qene dhe mbetemi te vendosur per pergjigje te plote ndaj dhunimit te rendit kushtetues ne kuadrin e institucioneve te vendit - tha ai. Bogdani ka akuzuar prokuroren edhe per nxjerren e dokumenteve ne lidhje me video pergjimin te cilat sipas Bogdanit u jane dhene medieve afer PS. Sipas Bogdanit me kete veprim kryeprokurorja po ben cdo gje te deshtoi hetimin e pucit por duhet te jete e bindur se po firmos cdo dite deshtimin e pucisteve shokeve dhe shoqeve te bulevardit.