E Shtunë, 31 Tetor 2026

KZAZ-te KQZ Nje jave kohe per PS-ne dhe PBDNJ-ne

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre me nje jave vendimin per zevendesimin e anetareve ne 66 KZAZ-te per zgjedhjet lokale te 8 majit. Konkretisht shtyrja behet per Partine Socialiste dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per te paraqitur emrat e komisionereve te tyre. Keto dy subjekte politike ende nuk i kane derguar ne KQZ listat me propozimet e tyre per anetaret e KZAZ-ve. Anetaret socialiste kane bojkotuar edhe kete mbledhje te KQZ-se nderkohe qe kryetari Arben Ristani ka paralajmeruar qe te zbatojne detyrimin ligjor pasi shkelja e ligjit nuk shperblehet. Kryetari i KQZ-se Ristani ka deklaruar se ne rast se partite politike PS dhe PBDNJ edhe me kete shtyrje te afatit serish nuk sjellin emrat e komisionereve atehere ata do te zevendesohen me qytetare te thjeshte ku do te preferohen studente avokate dhe mesues. Keshtu Partia Socialiste dhe ajo per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut dy forca kryesore te opozites nuk do te kene me shume se nje jave afat per plotesimin e vendeve bosh ne komisionet zonale te administrimit te zgjedhjeve.

Megjithese ne shkelje te afateve KQZ serish e bojkotuar nga anetaret e opozites vendosi te priste edhe nje jave ne te kundert ajo do te plotesoje vendet vakante me qytetare te profesioneve te ndryshme por qe kane mbaruar shkollen e larte. Propozimi i pare per shtyrje erdhi nga perfaqesuesi politik i forces kryesore ne qeverisje Njazi Kosovrasti fryme qe dominoi tek anetaret ne komision. Afati per dorezimin e propozimeve per komisioneret e KZAZ-ve ka mbaruar me 7 shkurt nderkohe qe ndodhemi ne prag te asaj qe me Kod Zgjedhor njihet si periudha zgjedhore 15 marsndash30 qershor. Prezenca e OSBE-se ne Tirane ka bere thirrje te vazhdueshme ndaj partive politike te respektojne Kodin Zgjedhor per rrjedhoje te drejten kushtetuese te qytetareve per te zgjedhur e per tu zgjedhur. Deri tani vetem dy forcat kryesore ne qeverisje PD dhe LSI kane dorezuar emrat e komisionereve. Thirrja e BE-se dhe SHBA-se gjithashtu edhe ndaj atyre qe kane ndertuar aksionin politik mbi kauzen e zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte e prere Perqendrim tek zgjedhjet e 8 majit per te arritur standardet nderkombetare.
Kjo sipas tyre eshte sfida kyce dhe me e afert ne te cilen do te testohen partite politike. Deri tani partite e opozites po ecin ne gabimet e proceseve te shkuara zgjedhore kur asnjehere anetaret e komisionereve nuk jane depozituar ne kohe.
Diferenca qe thellon problematiken e kesaj here eshte se opozita refuzon te behet pjese e organizimit te procesit qe ne tavolinen qendrore te komisionit kryesor te administrimit te zgjedhjeve kur anetaret ne kundershtim me betimin e tyre bojkotojne sipas lojes politike te partive qe i kane propozuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›