E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 mije fjale ne nje fotografi per te madhin Majkell Xhordanit

Fotolajmi është ai rast kur një shkrepje e aparatit vlen sa mijëra fjalë. Në rastin e Majkëll Xhordanit, foto lajmi vjen me plot 20.000 mijë fjalë.

Në këtë mënyrë është respektuar kampioni më i madh i basketbollit amerikan, Majkëll Xhordan, gjeniu që ka magjepsur botën me koshat e tij.

Një autor që ka dashur të ruaj anonimatin ka nxjerrë në qarkullimin foton e Xhordanit në të cilët shkruhen plot 20.000 fjalë. Epitete, thënie dhe përkufizimi për Xhordnin janë shkalitur në trupin e tij.

Majkëll Xhordan ka fituar 6 herë titullin kampion në NBA, është zgjedhur pesë herëp lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa ka luajtur 14 herë në ndeshjen e “yjeve” ALL STAR. Në mënyrë unanime ai vlerësohet si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›