E Shtunë, 31 Tetor 2026

Downing e do Liverpoolin

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 14:36

Sipas medieve angleze, mesfushori i Aston Villas, Stewart Downing do të paraqesë kërkesë zyrtare për largim nga klubi gjatë kësaj jave.

The Sun ka mësuar se Downing është përcaktuar për transferim te rivali nga Premierliga, Liverpool, pasi ka mësuar se gjiganti nga Anfield Road është seriozisht i interesuar për shërbimet e tij.

Edhe pse ka edhe dy vite në kontratën e tij me Villan, Downing dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit, ku do të jetë pjesë e planeve të menaxherit Kenny Dalglish për rindërtimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›