E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arnautovic: Do të rrijë urtë

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 17:30

Sulmuesi i Werder Bremenit, Marko Arnautovic ka premtuar se do të përmirësojë sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj, pas sezonit të tij të parë kontraverz në Gjermani.

22 vjeçari nënshkroi për Werderin nga klubi holandez Twente gjatë verës së vitit të kaluar për 6.2 milionë euro dhe shënoi tri gola në 25 paraqitje në ligë.

Por, ai vazhdimisht është gjobitur nga klubi për sjelljen e tij, ndërsa edhe ishte suspenduar nga trajneri Thomas Schaaf. Selektori i Austrisë, Dietmar Constantini, po ashtu e ka lënë jashtë ekipit kombëtar.

“Shumëçka është shkruar për mua sezonin e kaluar. Kam bërë lajme. Ishte faji im dhe dua të ndryshoj sjelljen time”, tha Arnautovic për magazinën gjermane Kicker.

Austriaku dëshiron të nisë një kapitull të ri pas fillimit të sezonit të ri në Bundesligë, ku Werder pret Kaiserslauternin më 6 gusht.

“Tani e presim sezonin e ri, ndiej besimin e klubit dhe do të përmbaj veten kësaj radhe”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›