Clichy, vizita mjekësore në Man City

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 14:46
Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Gael Clichy mund të bëhet futbollisti i Manchester Cityt brenda 24 orëve të ardhshme.
25 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, por mediet angleze kanë njoftuar se ai të hënën ka qenë në Manchester ku iu nënshtrua vizitave mjekësore para transferimit të mundshëm në Eastlands.
Në rast të finalizimit të kalimit, Clichy do të bëhet përforcimi i parë i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm.
Pas tij nga Arsenali mund të vjen edhe mesfushori Samir Nasri, tjetër objektiv i Cityt.