20 milionë shpërblim për sportistët medalistë
Pas rezultateve të larta në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinjtë 2009 të Ervis Tabakut dhe trajnerit të tij, Sokol Bishanaku, më në fund janë shpërblyer. Një vendim i djeshëm i Këshillit të Ministrave shtoi buxhetin e vitit 2009 të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit një shumë prej 1 milionë e 950 milionë lekësh të reja, të cilat do të shkojnë në xhepin e sportistit dhe trajnerit të tij. Kriteret e këtij shpërblimi janë "përcaktimi i nivelit të lartë sportiv dhe mënyra e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele". Ervis Tabaku u shpall nënkampion bote për të rinj, në peshën 85 kg, duke bërë të vetëm medaljen e argjendit në këtë disiplinë. Në kryeqytetin rumun, Bukuresht, 19-vjeçari nga Shqipëria ishte peshëngritësi i tretë (nga katër pjesëmarrës) që ka hipur në pedanë.
A. M
A. M