E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-15 në Zvicër për Lojërat Olimpike

Përfaqësuesja Under-15 e Shqipërisë fillon sot aventurën për Lojërat Olimpike Rinore, "Singapor 2010". Pasi ka përfunduar përgatitjet në Maqedoni, skuadra e trajnerit Sulejman Demollari do të marrë pjesë në turneun eliminator në Zvicrës. Në fazën e zhvilluar gjatë kësaj periudhe, drejtuesi i stolit të kuqezinjve të vegjël ka përzgjedhur edhe 18 futbollistët që do të ketë në dispozicion. Thuajse të gjithë lojtarët aktivizohen në ekipe shqiptare (skuadra më e përfaqësuar është Partizani, me 6 elementë), ndërsa vetëm dy militojnë jashtë vendit. Ata janë Enes Hoxha (Udineze) dhe Franc Ymeralilaj (Rodosit). Shqipëria ndeshet më 17 tetor me Lihtenshtejnin, ndërsa fituesja e këtij çifti luan në finale me fituesen e çiftit San Marino-Mali i Zi. Skuadra që triumfon në këtë miniturne kualifikohet në Lojërat Olimpike Rinore.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›