E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi-Shqipëri 4-2

Në vetëm 20 minuta është fundosur Shpresa kuqezi në përballjen e saj të djeshme me rivalen bjelloruse në shtëpinë e kësaj të fundit. Takimi i luajtur në "Molodechno", ku i ftohti dhe dëbora i kanë shoqëruar në çdo hap, është mbyllur me rezultatin e thellë 4-2. Kombëtarja U-21, ndërsa ka rezistuar për më shumë se gjysmën e pjesës së parë, në pjesën e mbetur deri në përfundim të 45 minutëshit ka pësuar tre gola, të cilët mbajnë firmën e Nekhaychik (25‘), Voronkovin (38‘) dhe Skavysh (41‘). Teorikisht thuajse humbja e kuqezinjve ishte e sigurt. Por sikur të mos mjaftonte kjo, vendasi gjejnë edhe golin e katërt sërish me Voronkovin në minutën 71. Ky rezultat duket se i ka ngopur bjellorusët, të cilët kanë lëshuar terren dhe Shqipëria ka ngushtuar në 4-2 rezultatin brenda katër minutash me anë të Ahmed Januzi (75‘) dhe Vilfor Hysa (78‘). Takimi ishte i vlefshëm për eliminatoret e Grupit 10 të Europianit 2010 të U-21, ku kemi humbur katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe mbetemi vendin e 4 me 3 pikë.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›