E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Të gjithë jemi fajtorë

Vijnë shpejt momentet e këqija të Kombëtares së Kuzhes. Një fytyrë e vrenjtur, që nuk e fsheh zhgënjimin, ishte ajo e trajnerit kroat të kuqezinjvem Josip Kuzhe, që u shfaq menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Suedi-Shqipëri 4-1 në prononcimin për "SuperSport". "Suedia mbase e meritoi fitoren, po ndoshta jo në këtë mënyrë, për si rrodhën ngjarjet, u shpreh trajneri. Ata a fituan me shumë lehtë përballë nesh. Goli pari na ndëshkoi, na zhgënjeu shumë, por ne e morëm disi veten. Goli i dytë ishte një gabim fatal i yni. Ndërsa goli i tretë na dëmtoi shumë". Tekniku shqiptar, i cili deri tani kishte provuar të luante vetëm brenda me skuadrën që trashëgoi nga holandezi Ari Han dhe mori rezultate premtuese, u desh të provonte një humbje të hidhur si ajo e mbrëmjes së djeshme në Solna. Por kroati nuk nguron të marrë mbi vete përgjegjësitë. "Sigurisht të gjithë jemi fajtorë, por faji më i madh është i imi, sqaron Kuzhe. Taktikisht luajtëm jo keq. Deshëm të bënim një ndeshje të hapur. Me këtë vendosje gjithsesi luajtëm mirë. Rezultati 3-0 i pjesës së parë ishte shumë i rëndë, në pjesën e dytë nuk luajtëm jo keq". Më pas tekniku tenton të shpjegojë udhëzimet e tij pas pësimit të tre golave në 45 minutat e para. "Donim ta mbanim ekipin të organizuar, që të mos çoroditej. Realizuam golin e parë, kërkuam shumë edhe të dytin, por duhet të pranojmë, se Suedia ka një ekip shumë të mirë dhe që mundi ta zgjidhte ndeshjen", nënvizon numri një i pankinës së Shqipërisë. Por megjithatë, një justifikim e gjen: "Fakti që kemi humbur shumë mbrojtës si Agolli, Vangjeli por pak minuta pas fillimit të ndeshjes me Suedinë edhe Haxhi, bëri që të improvizonim. Ky është një mësimi i mirë për mua dhe për ekipin dhe në të ardhmen duhet të përmirësojmë. Ne u munduam të luanim më mirë sot në mbrojtje, por ishte shumë e vështirë". Fundi i prononcimit të teknikut kroat i kushtohet të ardhmes së tij, pasi në shtypin kroat është përfolur si një kandidaturë e mundshme për të zënë vendin e Biliç në krye të kombëtares së Kroacisë. Por Kuzhe mohon kategorish dhe thekson se ndihet mirë, që ka rinovuar kontratën deri në fund të eliminatoreve të Euro 2012. "Jam i lumtur qe jam te Shqipëria dhe për Euro 2012. Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk është asgjë e vërtetë në lidhje me atë që përflitet në kombëtaren kroate", përfundon Kuzhe.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›