Kuvendi i Shqipërisë, memorandum bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare
dhe në veçanti të Parlamentarizmit. Kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se ky aktivitet ka një simbolikë të veçantë për botën e letrave. Dua të përgëzoj të gjithë punonjësit e Bibliotekës Kombëtare dhe në mënyrë të veçantë përgëzimet më të mëdha shkojnë për drejtorin Plasari, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë me një pasion të paparë, një pasion që e kanë vetëm njerëzit që i janë përkushtuar librit dhe bibliotekës, tha ajo. Topalli vlerësoi nënshkrimin e memorandumit duke thënë se mund të ishte bërë dhe më parë. Unë besoj që bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare do të jetë shumë më intensiv, i vërtetë dhe me vazhdimësi të pakufishme , tha Kryetarja e Kuvendit. Drejtori i Bibliotekës Aurel Plasari në respekt të traditës botërore për festimin e 23 Prillit, Ditës së Librit, që u shënua në 1616 në Spanjë, i dhuroi Kryetares së Kuvendit një lule dhe Librin Thesaret e Bibliotekave Kombëtare të Europës", i cilësuar si Libri i Artë. Ky botim i rrallë, hapet pikërisht me shkrimet e autorit të hershëm të letërsisë shqiptare, Marin Barleti. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, duke vlerësuar interesimin e posaçëm dhe të vazhdueshëm të Kryetares së Kuvendit për mbarëvajtjen e Bibliotekës Kombëtare, tha se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, në këtë ditë feste për miqtë e librit, forcon edhe më tej, raportet e shkëlqyera midis Kuvendit dhe Bibliotekës. Efektet e këtij memorandumi do të jenë shumë të shpejta. Një pjesë e specialistëve tanë po punojnë për plotësimin e nevojave të bibliotekës së Kuvendit, lidhur me botimet mbi historinë e shtetit shqiptar dhe sidomos parlamentarizmin, u shpreh drejtori Plasari. Marrëveshja e nënshkruar në sallën eciklopedike Lumo Skëndo të Bibliotekës Kombëtare, synon shkëmbimin e ndërsjellë të botimeve, të informacionit, dhe të njësive bibliotekare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare, në fushën e historisë së shtetit dhe parlamentarizmit shqiptar. Njëherësh, marrëveshja zyrtarizon promovimin e trashëgimisë së shkruar kombëtare në rrjetet botërore të informacionit, dixhitalizimin e botimeve dhe mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për veprimtari kulturore e shkencore të Bibliotekës Kombëtare.
Të rinjtë festojnë Ditën Botërore të Librit
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, Bashkia Kamëz u bë promotore e organizimit të konkursit me recitues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Kamëz. Në materialet letrare ishin përzgjedhur autorë të ndryshëm shqiptarë e të huaj dhe ishte bërë përpjekje e kujdesshme nga nxënësit për ti sjellë ato në nivele të mira artistike. Bashkia i mbështeti nxënësit në këtë aktivitet, duke iu vënë në dispozicion sallën e konferencave të bashkisë. Në sallë kishte përveç nxënësve dhe mësuesve, mjaft prindër të cilët e mbushën ambientin me një atmosferë shumë të bukur dhe frymëzuese për fëmijët. Në përshëndetjen e kryetarit të Bashkisë Kamzës z. Xhelal Mziu u vu theksi, unë gjej rastin për tju uruar ditën botërore të librit, pavarësisht se sot është dita e parë e një aktiviteti të tillë, por jam i sigurt që ky aktivitet tashmë do të kthehet i përvitshëm në Bashkinë e Kamzës. Më tej vazhdoi ai, më gëzon fakti që të gjitha shkollat ishin të sensibilizuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Në fund të aktivitet u ndanë certifikata dhe libra për fituesit, çmimin e parë për shkollat e mesme e fitoi gjimnazistja Diana Malaj e shkollës së mesme Ibrahim Rugova Kamëz, ndërsa çmimin e parë për shkollat 9-vjeçare e fitoi Gentiana Doda e shkollës Bulçesh. Kamëz, çmimi i dytë Xhensila Kazasi e shkollës së Mesme Elez Isufi në Bathore, si dhe çmimin e tretë Elona Pasha, nxënëse e shkollës së mesme Ibrahim Rugova, Kamëz. Ndërsa tre çmimet për shkollat 9-vjeçare ishin:Çmimi i parë Shkolla 9-vjeçare Bulçesh, Gentiana Doda, çmimi i dytë Kamza e Re, Erjeta Kuçana, si dhe Shkolla Qendër Kamëz, Xhoana Mamica. Krijimi i këtij aktiviteti bën të mundur në ndërgjegjësimin e të rinjve ndaj letërsisë në përgjithësi. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për ti bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Pak histori
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj. Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për ti bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.