20 prill, dita e Shqipërisë së pastër. Jo më zhul
TIRANË- Një ditë në dispozicion të pastrimit të vendit, forcim të ligjit për mbajtjen pastër të vendit, ndëshkim të ndotësve dhe vëmendje e madhe ndaj mbledhjes së taksës së pastrimit, si më e rëndësishmja që duhet mbledhur.
Kështu ka deklaruar kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku kryefjala ka qenë mbrojtja dhe pastrimi i mjedisit. Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të paraqitet si një vend zhuli e plehrash. Ministritë e linjës të bëjnë gjithçka për këtë synim. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata shkollat, institucionet, komunitet në mbarë vendin do të angazhohen në këtë ditë për mjedisin- tha Berisha.
Sipas tij, ligjet për mjedisin janë shumë të mira dhe shprehin qëndrimet më të avancuara të kohës, por përpjekjet e bera janë të pamjaftueshme. Nesër do takohem me prefektët e vendit, autoritetet e ministrisë së mjedisit për të marrë një seri hapash të reja në përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve. Janë në ndërtim e sipër një seri landfilesh dhe impiantesh të ujërave të zeza, punimet e të cilave duhet të shpejtohen- tha Berisha.
Sipas tij, vendoret të bëjnë gjithçka për mbledhjen e saj se mjedisi nuk mund të mbahet pa resurset financiare të domosdoshme dhe rezulton se kjo taksë është fare e ulët. Shoqëria civile ka përcaktuar një datë tjetër dhe i përshendes dhe u kërkoj të gjitha institucioneve ti japin mbështetjen totale nismës së tyre, kanë përzgjedhur 9 majin. I garantoj se do kenë vetëm mbështetje se do të jemi realist sikur cdo javë të bëhet ajo ditë nevojë ka ky vend në këtë gjendje që e kemi katandisur të gjithë- tha ai.