E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, shqiptarët: Stop dhunës në Maqedoni

BRUKSEL- Diaspora shqiptare proteston sot  ne Bruksel para selisë së Komisionit Evropian, kunder dhunes se shqiptareve ne Maqedoni dhe incidenteve te shumta qe jane shenuar se fundi.

Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni”.

Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore ku do të ngrihet zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.

Këshilli protestues theksoi se një letër proteste dhe shqetësimi do t’i dërgohet institucioneve më të larta të BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›