E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqipëria, portë hyrëse për investimet në rajon

Kreu LSI-s Ilir Meta po vijon vizitën e tij në Uashington me ftesë të Forumit Ekonomik të Europës Juglindore që zhvillohet në “John Hopkins University”.
 

Në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ekonomik të Evropës Juglindore, Meta i është referuar thithjeve të investimeve në Shqipëri dhe rajon ndërsa ka kërkuar edhe forcimin e transparencës për investitorët.
 

Ndërsa e ka cilësuar vendin tonë si një portë hyrëse për investimet në rajon, Meta ka theksuar se Shqipëria ka klimë miqësore ndaj investimeve të huaja.

Ai gjithashtu ka kërkuar më shumë vëmendje për të rinjtë në rajon pasi sipas tij ata kanë nevojë për më shumë punësim.
 

Ndërkohë ditën e djeshme, Meta u takua edhe me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Rikers i cili rikonfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së në përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›