Legalizimi,Berisha:Qytetarët afat deri më 31 gusht
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaroi shtyrjen e afatit te regjistrimit te banesave, deri me daten 31 gusht. Shtyrje qe sipas tij do t’i jape me shume mundesi kohore qytetareve te interesuar te ndjekin procedurat e nevojshme per te bere legalizimin e banesave.
Deklarata eshte bere ne mbledhjen e sotme te qeverise, ku kreu i saj, Berisha ka theksuar se kerkesa diktohet nga fakti i fluksit te madh ne zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe nga interesi shumë i madh i qytetarëve.
Gjatë dy javë të fundit ka radhë të mëdha në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe janë 800 aplikime në ditë, shifër kjo që është e papërballueshme. Unë mendoj që Ministria e Financave vetëm për banesat ta zgjasë afatin deri me datën 31 gusht në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre tha Berisha.