20 shtëpi mes flakëve në Malaj të Mirditës
Banorë te lagjes “Vjollcë” ne fshatin Malaj ne Mirdite, ne këto momente janë te mbërthyer nga dara e forte e zjarreve. Rreth 20 shtëpi ne ketë fshat janë izoluar totalisht, dhe nga momenti ne moment edhe banesat pritet te përfshihen nga flaket. Ne linje telefonike me këta banore me konfirmojnë se zjarri është larg banesave vetëm 500 metra distance. Banoret janë ne oborre dhe banesa, dhe nuk kane asnjë mundësi vete evakuimi, ndërkohe qe një zjarrfikëse e nisur me shume vonese nga Rrësheni është bllokuar 600 metra nga banesat, pasi nuk mund te çaje mes flakëve qe kane pushtuar vendin. Situata është mjaft alarmante për fisin Topollaj, ndërkohë qe flaket presin te mbërrijnë edhe ne banesat e fisit Kacorraj.

