Goditet dhe më pas grabitet kambisti në Sarandë

Persona te maskuar kanë goditur me sende te forta dhe kanë grabitur kambistin Qemal Onjea, 50 vjeç në Sarandë. Kambisti u shtrua në gjendje te rende ne urgjencën e qytetit. Gjendja e kambistit Qemal Onjea, tashmë është jashte rrezikut per jeten. Ai ka marre plage ne koke nga goditjet me leve. Grabitesit kane qene dy te maskuar qe e kane ndjekur kambistin dhe e kane goditur te porta e baneses se tij ne lagjen nr.4, tek “Ish-Vajguri”. Grabitesit kane arritur t’i marrin te gjitha parate e kambistit, shuma e të cilit nuk dihet.