Kater vajzat denoncojne tra kantin
Disa vajza kane marre guximin per te denoncuar tutorin se i ka perdhunuar dhe trafikuar per prostitucion ne Kosove. Hetimet jane ndjekur nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila ka ngritur akuze ndaj Perparim Kacit ndersa nen hetim eshte edhe shtetasi kosovar Burim V. Sipas akuzes ne date 1 shkurt 2010 Policia e Kukesit ka shoqeruar prane vendkalimit kufitar Morin shtetasit Perparim Kaci nga fshati Domje Tirane se bashku me shtetaset E.S. lindur ne Bulqize dhe me banim te perkohshem ne Babrru Tirane dhe shtetasja M.M. lindur e banuese ne Kopliq Diber. Prokuroria deklaron se shtetasja E.S. ne date 2 shkurt 2010 ka paraqitur nje kallezim penal ku ka shpjeguar se shtetasin Perparim Kaci e ka njohur te nje lokal muzike ne Tirane ne rrugen Naim Frashri ku ai ishte pronar i aktivitetit dhe ne te cilin ajo punonte prej tre vjetesh. Kohet e fundit ajo ka shpjeguar se eshte shfrytezuar ne menyre sistematike per prostitucion ne qytetin e Tiranes ne hotele te ndryshme dhe me kliente te ndryshem e detyruar prej shtetasit Perparim Kaci. Ky i fundit i ka propozuar per ta marre ne Kosove per te punuar po ne nje lokal nate si prostitute dhe parate e fituara do ti ndante me te. Per kete fakt kallezuesja shpjegon se ka qene e detyruar prej dhunes fizike dhe psikologjike te ushtruar nga ana e shtetasit Perparim Kaci.
Edhe shtetasja M.M. ne deklarimin qe ka dhene para policise gjyqesore ka shpjeguar se qellimi qe do te shkonin ne Kosove me Perparimin ishte te ushtronin prostitucion dhe fitimet do ti ndanin se bashku. Perparimi i ka premtuar gjithashtu se punen e kishin te garantuar te nje miku i tij i cili kishte lokal ne Kosove dhe se do ti paguante thuhet ne kerkesen per gjykim te Prokurorise se Krimeve te Renda. Sipas saj nga hetimi paraprak ka rezultuar se Perparim Kaci ka pasur ne perdorim nje lokal te rruga Naim Frasheri ne Tirane. Nderkohe Gjykata e Krimeve te Renda me vendimin Nr. 25 date 4 shkurt 2010 ka caktuar masen e sigurimit personal arrest ne burg per personin nen hetim Perparim Kaci. Me pas prokuroria ka kryer sigurimin e proves me deshmine e shtetases se demtuar E.S. para Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane. Gjithashtu eshte bere e mundur te identifikohen numrat telefonike qe kane pasur ne perdorim jo vetem e demtuara dhe i arrestuari por dhe persona te tjere qe kane dijeni per vepren penale. Nga hetimi i metejshem ka rezultuar se ne date 12 prill 2010 nga ana e policise gjyqesore eshte pyetur shtetasja H.J. e cila ka shpjeguar se me ndermjetesimin e personit nen hetim Perparim Kaci eshte derguar ne Kosove dhe atje ajo ka punuar si prostitute ne lokalin e shtetasit kosovar Burim V. Sic edhe ajo shpjegon ne deklarimin e saj Perparim Kaci pasi e ka punesuar ne lokalin e tij ne Tirane i ka propozuar qe te shkoje ne Kosove dhe te punoje te lokali i mikut te tij. Aty kjo shtetase eshte perdhunuar nga shtetasi kosovar dhe ka kryer marredhenie seksuale me kliente te ndryshem qe i gjente i zoti i lokalit. Gjithashtu ajo shpjegon se per kete fakt Policia e Kosoves ka arrestuar edhe Burim V. me 10 shkurt 2010. Pra sic edhe provohet nga deklarimet e kesaj shtetaseje rezulton se personi nen hetim dyshohet se e ka kryer dhe here te tjera vepren penale te Trafikimit te femrave duke e renduar me shume poziten e tij si dhe duke rritur rrezikshmerine shoqerore te ketij personi. Prokuroria i ka kerkuar gjykates qe te siguroje proven duke marre qe ne hetime paraprake deshmine e kesaj shtetaseje dhe gjykata ne date 26 maj 2010 e mori kete prove duke degjuar edhe deshmine e kesaj shtetaseje. Gjithashtu u provua se Perparim Kaci ka mbajtur pa lejen e organeve kompetente nje sasi prej 8 fishekesh. Ne lidhje me keto rrethana te reja nga ana jone i eshte kerkuar ndihme juridike dhe autoriteteve gjyqesore kosovare per te sqaruar me teper aktivitetin e personit nen hetim ne Kosove dhe per te identifikuar sakte gjeneralitetet dhe aktivitetin e mundshem kriminal te shtetasit Burim V. Sic edhe shpjeguam ky i fundit rezulton te jete bashkepunetori i te pandehurit Perparim Kaci ne kryerjen e trafikimit te femrave ne drejtim te Kosoves thane burimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Sipas tyre autoritetet e drejtesise kosovare ende nuk e kane ekzekutuar kete leterporosi. Akuza deklaron se nevojitet te kryhen veprime te tjera per vertetimin e plote te fakteve dhe bashkepunimit te personave ne realizimin e vepres penale ne shtetin e Kosoves.