E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken moter e vella te mitur familja alarmohet per gjakmarrje

Tirane Nje burre i dorezon ne polici pas disa oresh. Kishin humbur rrugen kur ktheheshin nga shkolla

Dy femije te zhdukur per disa ore kane alarmuar jo vetem familjen e tyre por edhe policine nga frika per gjakmarrje. Behet fjale per nje familje e cila eshte zhvendosur nga Dibra ne periferi te Tiranes. Dy femijet e familjes vella e moter ishin nisur per ne shkolle por nuk ishin kthyer. Kjo ka sjelle ankth ne familjen e tyre duke menduar me te keqen per shkak te nje gjakmarrje. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne zone e Peze-Helmes ne Tirane nderkohe qe policia ka bere te mundur gjetjen e te miturve. Sipas te dhenave Sajmiri 10 vjec dhe motra e tij 8 vjece kishin shkuar ne shkolle dhe pritej te ktheheshin rreth ores 16.00. Familja ka pritur per dy ore dhe ata nuk jane kthyer. Ne keto kushte ata kane kerkuar per ta por nuk i kane gjetur. Duke u alarmuar per fatin e tyre kane vene ne dijeni policine dhe ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr. 6. Sipas te dhenave oficeret e policise kane marre ne pyetje familjaret e dy femijeve dhe menjehere ka nisur nje operacion per gjetjen e tyre.

Sipas te dhenave policore operacioni eshte drejtuar nga zv.drejtori i rendit ne Drejtorine e Policise se Tiranes i cili eshte shtrire ne te gjithe zonen si dhe jane kryer disa kontrolle banesash. Por pa kaluar shume kohe nga operacioni i ndermarre nje burre eshte paraqitur ne Komisariatin Nr. 6 bashke me dy femijet. Ai ka treguar se dy femijet i kishte gjetur ne rruge dhe i kishin kerkuar ndihme. Megjithate deklarata e tij nuk ka qene shume e besueshme per policine keshtu qe femijet jane pyetur nen kujdesin e psikologes dhe kane treguar se gjate kthimit per ne shtepi kishin ngaterruar rrugen. Me tej ne pyetje eshte marre edhe personi qe i kishte gjetur dhe pasi eshte verifikuar nese kishte ndonje lidhje me familjen e dy femijeve eshte lene serish i lire. Me pas femijet i jane kthyer familjes se alarmuar duke i qetesuar nga frika qe kishin per fatin e tyre. Policia e kryeqytetit tha se rasti u vleresua maksimalisht nga dyshimet se ata mund te binin pre e ndonje krimi te dhunshem. Gjithashtu ne operacion moren pjese per mbeshtetje edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›