E Diel, 1 Nëntor 2026

Nusja dhe babai i Dritan Dajtit pajtohen ne gjykate

Urdhri i mbrojtjes Dorela terhiqet nga padia per Hasanin perballe gjyqtares Brunilda Kasmi

Bashkeshortja dhe babai i Dritan Dajtit i arrestuar pas masakres se 7 gushtit te vitit te kaluar ne Durres ku dyshohet se ekzekutoi pese persona midis te cileve kater punonjes policie jane pajtuar ne Gjykaten e Tiranes. Dorela Dajti ka terhequr padine ne seancen gjyqesore ku ishte i pranishem edhe vjeherri i saj Hasani.

Disa dite me pare familja u konfliktua dhe per te shuar sherrin nderhyne edhe uniformat policore. Shkak u be apartamenti ku jeton Dorela e cila pretendonte se eshte kercenuar me jete nga Hasan Dajti.

Ceshtja shkoi ne gjykate ku palet kerkuan edhe urdhra mbrojtje nga njeri-tjetri. Dorela regjistroi kerkesen ne Gjykaten e Faktit ne Tirane. Ceshtja u shqyrtua nga gjyqtarja Brunilda Kasmi. Ne seancen e fundit gjyqesore bashkeshortja e Dritan Dajtit paraqiti para gjykates nje kerkese me shkrim ku hoqi dore nga gjykimi dhe kerkoi pushimin e ceshtjes duke i dhene fund edhe procesit te mediatizuar pak kohe me pare.

Ne kete seance gjyqesore ishte paraqitur edhe pala e paditur pra Hasan Dajti. Sipas vendimit te gjykates ne kushtet e heqjes dore te pales paditese nga gjykimi i padise gjykata konform Kodit te Procedures Civile cmoi te pushoje gjykimin. Ligji thote se Paditesi ne cdo faze te gjykimit mund te heqe dore nga gjykimi i padise. Ne kete rast gjykata vendos pushimin e gjykimit.

Me pare Gjykata e Tiranes kishte pushuar padine pasi Dorela Dajti nuk ishte paraqitur ne gjykate. Ne date 26 tetor rezultoi se paditesi dhe i padituri kishin marre dijeni rregullisht lidhur me daten dhe oren e seances nepermjet fletethirrjeve. Ne kete date ata nuk u paraqiten serish duke lene te kuptohej se mosmarreveshja mes tyre ishte zgjidhur.

Ne kete rast gjykata tha se vetem palet mund te vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor dhe se palet jane te lira qe ne cdo kohe te terheqin padine. Pas vendimeve te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Tiranes duket se konflikti ne familjen e Dritan Dajtit eshte shuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›