20-vjeçari humb jetën, dyshohet helmimi
Një 20-vjeçar ka gjetur në mënyrë të papritur vdekjen ndërsa ndodhej tek të afërmit e tij. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje kur Mariglen Xhaferri, 20 vjeç, me banim në fshatin Thanë kishte shkuar në fshatin Jagodinë tek halla e tij.
Sipas dëshmive të të afërmve i riu ka ngrënë diçka dhe më pas ka humbur ndjenjat. Edhe pse e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit për të riun nuk ka pasur shpëtim.
Trupi i 20-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku do ti nënshtrohet autopsisë. Aktualisht dyshohet ose një helmim ose vdekje natyrale.