20 vjet nga lufta e Gjirit

20 vjet më parë, pak para orës 3:00 të mëngjesit filloi operacioni "Desert Storm" kundër Irakut të Sadam Huseinit që më dy gusht kishte pushtuar Kuvaitin. Brenda pak minutash në mëngjesin e 17 janarit 1991, një duzinë helikopterësh të task Force "Normandy" qëlluan mbi instalacionet radiofonike të mbrojtjes irakiane duke hapur një korridor të sigurt për avionët bombardues të koalicionit të drejtuar kundër Bagdadit.
I iniciuar në rradhë të parë nga Shtetet e Bashkuara nën komandën e Xhorxh Bush babait dhe aleati më i ngushtë, Britania e madhe sulmi për ti vënë fre ambicjeve ekspansioniste të Sadam Huseinit mbi puset e naftës në Kuvajt e Arabinë Saudite sulmi u mbështet nga një koalicion prej 34 vendeshh dhe një seri rezolutash të Kombeve të Bashkuara që paraprakisht i bënin thirrje më kot Sadam Huseinit të tërhiqej nga Kuvajti.
Fillonte kështu lufta e Gjirit ajo që vetë Huseini e quajti nëna e të gjitha betejave e të cilën ai e humbi në vetëm 45 ditë ndonëse e la sërish në pushtet. Ishte i pari konflikt botëror i transmetuar me direkte televizive e i ndjekur në mbarë botën me bombardimin spektakolar të Bagdad e gjithë Irakut. Gjatë fushatës Iraku u bombardua nga një rebesh prej 88.500 ton bombash ndërsa sulmi nga toka filloi më 23 shkurt. Në më pak se 100 orë ofensiva nga toka u cilësua si e mbyllur: Saddam Hussein paralajmëroi tërheqjen më 26 shkurt e më 28 shkurt Bush deklaroi armëpushimin.
Delina Bitraku