Trazirat ne Tunizi nga diktatura ne anarki

Ndërsa Tunizia kërkon vendosjen e ekuilibrave, garancive të reja politike rreziku është që kalimi nga diktatura në anarki të jetë i shpejtë. Banesa e ish presidentit Ben Ali është shkatërruar, ndërsa shfaqet kështu zemërimi, dëshira për hakmarrje, varfëria dhe pamundësia për të ruajtur rendin. Policia ka arrestuar disa plackitës ndërsa në rrugë për të ruajtur rendin ka zbritur ushtria.
Mesohet se në valën e fundit të arrestimeve një natë më parë janë ndaluar familjarë të rrethit të ngushte të presidentit të arratisur Ben Ali. Në qytete ka organizime lagje më lagje në përpjekje për tu vetmbrojtur nga sulmet e plackitësve ndërsa rralle e tek gjendet hapur ndonjë dyqan. Dëshmitarë flasin dhe për shkëmbime zjarri mes agjentëve cka i shtohet dhe më konfuzionit të përgjithshëm.
Presidenti i përkohshëm i Tunizisë, Foued Mebazaa ka kërkuar formimin e shpejtë të një qeverie të unitetit kombëtar. Të gjithë tunizianët pa përjashtim duhet të jenë të përfshirë në procesin politik, deklaroi Mebazaa. Kryeministri Mohammed Ghanouchi të shtunën zhvilloi bisedime paraprake me përfaqësuesit e opozitës. Brenda 60 ditësh duhet sipas Kushtetutës të zgjidhet presidenti i ri.
Delina Bitraku