Kosove AAK mban pezull negociatat

Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaci është në pritje të një përgjigje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të formuar së bashku koalicionin e ardhshëm qeveritar. Por problemi qëndron si duket në AAK-në e Ramush Haradinajt ku mungon një qëndrim unik sa i përket ofertes së Thacit për bashkëqeverisje dhe kjo i ka vështirësuar negociatat edhe brenda vetë kësaj partie por edhe në raport me PDK-në.
Nënkryetari i parë Blerim Shala është shprehur pro një koalicioni me PDK-në, ku atij në mungesë të do t’i takonte posti i Presidentit. Shala mbëhtetet edhe nga nënkryetari tjetër i partisë Naim Maloku dhe nga një pjesë tjetër e kryesisë. Ndërkohë në mënyrë kategorike kundër koaliconit me PDK janë nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, sekretari i përgjithshëm Burim Ramadani, sekretari organizativ Blerim Kuqi dhe një pjesë e prurjeve të reja në këtë parti.
Një vendim unik do të jetë i pamundur pa qëndrimin e Haradinaj, të cilin javën e kishte vizituar Blerim Shala ndërsa këtë vikend Ardian Gjinin e Burim Ramadanin. PDK krahas problemve me gjetjen e partnerit të koaliconit që do t’i suguronte asaj një qeverisje stabile dhe të qëndrueshme së fundi duket se i kanë daluë telashe edhe brenda partisë, pas deklaratës së Ambasadorit amerikan Kristofer Dell i cili ka kërkuar nga Thaci që të mos përfshijë në kabinetin qeveritar zyrtarë të cilët janë dënuar për ndonjë krim, edhe në se ata kanë apeluar vendimin, e madje as zyrtarë të cialt janë bastisur nga EULEX-i.
Nëse Thaci merr në konsideratë krkesën e Dellit atëherë në përbërjen e re të qeverisë nuk do të mund të gjejnë vend Fatmir Limaj e Azem Syla, dy zyrtarët më të votuar pas Thaci të cilë t janë bastisur nga EULEX-i. Por as Latif Gashi e Rrustem Mustafa të cilët janë dënuar nga një gjykatë e EULEX-it dhe kanë apeluar vendimin. Refuzimi i LDK, Vetëvendosjes dhe mungesa e një qëndrimi unik në AAK në njëren anë dhe kërkesa e ambasadorit amerikan për një qeveri me duar të pastra e kanë vënë para një sprove të vështirë kreun e PDK-së. Kjo situatë aspak e pëlqyeshme që vjen edhe si rezultat i zgjedhjeve të kontestuar nga shumë pari për shkak të parregullësvie dhe manipulimeve që kanë ndodhur pritet pritet të marrë epilog tek pas përfundimit të rivotimit më Mitrovicë më 23 janar.
Bul Salihu