Birce Hasko: Roli i lypesit, nje peng ne karrieren time Izaura Ndoj
Ai konsiderohet si mjeshter i karaktereve, nje titull qe e ka marre fale punes ne dhjetera role gjate karrieres se tij. Birce Hasko festoi dje, ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, 70-vjetorin e lindjes mes urimesh dhe vleresimesh nga miq dhe studente te tij. Ne nje interviste per "Koha Jone", aktori Birce Hasko rrefen fillimet e tij si aktor, rolet me te vecanta dhe pasionin per profesionin e tij. Me kete rast u promovua edhe albumi me krijimtarine e tij, botim i AQSHF, si dhe u shfaq nje montazh me disa nga rolet e tij me te spikatur ne kinematografi. Aktori i shquar qe mban titullin "Mjeshter i madh" i takon brezit te dyte te aktoreve shqiptare, nga ata qe erdhen nga ILA, e qe per me se tre dekada e gjysme, e renditen emrin e tyre me merite ne artin e shtate shqiptar. Si nje emer i arte ne mesin e shume aktoreve te shquar te artit dhe te kinematografise shqiptare, ai eshte njeherazi edhe nje nga pedagoget me profesionale te Institutit te Larte te Arteve, Akademise dhe tani Universitetit te Arteve, me nje karriere te gjate prej kater dekadash. I dashur per publikun e gjere brenda dhe jashte vendit, nepermjet roleve te spikatura si ne teater, por vecanerisht ne filmin artistik, aktori qe ka krijuar modelin e nje intelektuali krijues, personaliteti i te cilit eshte i padiskutueshem dhe nje model i admirueshem per brezin e ri.
Z. Hasko, sot eshte nje dite e vecante per ju. Si ndiheni ne 70-vjetorin tuaj te lindjes?
Ndihem si i barabarte midis te barabarteve. Natyrisht, cdo njeriu i vjen mire kur i vlereson punen kushdo qofte, megjithate une nuk kam moshe qe te mburrem, jam me kembe ne toke, popull i thjeshte qe di te degjoje dhe di te vleresoje. Nuk ka hyre dhe nuk hyn tek une mendjemadhesia, pasi kam dy gjera; nuk jam as inferior, as superior, jam ne mes, me kembe ne toke.
Si i kujtoni fillimet tuaja si aktor? Kur jepnit mesimin e matematikes ne ato fshatrat e Tepelenes e kishit menduar se do te beheshit nje dite aktor i talentuar?
Jo, absolutisht. Aktor me kane bere te tjeret, ma kane imponuar. Kam qendruar 3 vjet mesues ne Tepelene, pra nga vitet '61-'64. Kam qene arsimtar ne fshatin Amanikaj. Pastaj shkova ne Memaliaj ne shkollen 11-vjecare, ku jepja matematike. Ne Memaliaj u angazhova me trupen e Estrades amatore te qytetit. Shkolla e larte per aktor ishte celur ne '59-n, por neper rrethe nuk kishin njohuri per aktrim. Edhe une vete nuk i kisha njohurite e duhura. Nje inxhinier, qe kishte mbaruar shkollen ne Poloni, me shikon ne nje shfaqe ne Memaliaj dhe me nje komposto ne dore me thote: "Merre kete dhe kam nje sugjerim, duhet te vazhdosh shkollen per aktor!". As nuk e mendoja se do te kisha talent. Ne ate kohe, une nuk e dija nese ishte hapur shkolla e aktoreve, pasi shkolla e aktoreve "Aleksander Mosiu" eshte hapur ne 1959-n. Ndersa, une me modestine time vazhdoja mos t'ia vija veshin per te konkurruar ne kete dege. Ne kete shkolle vajta per te konkurruar, por nuk vajta me mendimin sic vijne sot studentet per te fituar. Erdha, konkurrova, meqe me tha ai, dhe fitova. Une nuk kam qene me kerkesa madhore ne jete, kam qene me kembe ne toke, kam qene modest dhe vazhdoj te jem i tille.
Si e kujtoni roli tuaj te pare ne kinematografi ne vitin 1970, ne filmin "Kur zbardhi nje dite" dhe bashkepunimin me Pirro Milkanin?
"Ballisti" ne filmin me Pirro Milkanin "Kur zbardhi nje dite" ka qene roli im i pare. Pirro Milkani eshte regjisori i pare qe me ka hapur rrugen e bukur te kinemase. Me pas jeta ime artistike vijoi dhe me filma te tjere, por dhe ne interpretime ne teater. Nuk shkoja per te kerkuar role, por me kane kerkuar pune dhe perkushtim, bera detyren time si aktor ne ate rol ne film. Ishte roli i pare ne kinema, pas te cilit erdhen dhe shume te tjere.
Ndersa, ne teater keni spikatur me rolin e Milos. Si ndjeheni kur e shikoni pas kaq vitesh?
Per sa i takon komedise "Shi ne plazh", eshte nje moment teper i vecante. Ne ate vit kam lozur dy role ne teater, Milon ne "Shi ne plazh" dhe roli tjeter ne "Shtepia me dy porta", per te cilen me vjen keq qe nuk eshte e regjistruar. Ka qene regjisor Fatos Haxhiraj, dhe ajo veper eshte vene 84 here ne teater. Edhe ketu ishte nje rol shume i mire, ndersa tek "Shi ne plazh" per rolin e Milos une i jam mirenjohes Zotit, autorit, por dhe vetvetes qe kam krijuar nje personazh te tille.
Keni hasur veshtiresi ne kete game te gjere rolesh dhe karakter qe vetem nje aktor si ju mund t'i realizoje?
Jo, nuk ka qene e veshtire, sepse une jam aktor spontan, jam i atyperatyshem. Kjo eshte merite e memes natyre dhe jo e imja. Nuk vecoj asnje nga personazhet, sepse secili ka lodhjen dhe perkushtimin e tij.
Me dhjetera role ne kinema dhe teater, cilit rol do te donit te ishit kthyer edhe njehere?
Rolit te nje lypesi. Ne kinema une kam me shume role dhe ne teater me pak. Ne film jane 35 role dhe 12 ne teater. Nuk bej dallime, sepse shkolla me ka ngujuar sa i takon teatrit. Teatri kerkon kohe qe te angazhohesh, ndersa ne film mund te shkosh dhe tre dite duke xhiruar dhe iken. Une kam pasur fatin qe te xhiroj ne film dhe te kthehesha serish ne shkolle, ne fakultet tek studentet.
Ju, si nje ikone e skenes shqiptare, mendoni se kinemaja ka bere hapa perpara apo ka ngelur ne vend numero?
Kinemaja shqiptare nuk ka bere hapa perpara, jo se nuk ka cilesi, por nuk ka produkt. Domethene ne nje vit prodhohet nje film e gjysme, sipas meje. Ne ate kohe beheshin katermbedhjete filma ne vit, nuk merrnim lek, nuk shperbleheshim, por ushtronim profesionin. Brezi i ri sot nuk ushtron profesionin. Nje shtet qe nuk puneson rinine eshte nje shtet i plakur dhe i mbaruar.
Prej disa vitesh jeni pedagog i brezit te ri ne Universitetin e Arteve. Ju si mjeshter i mesimdhenies mendoni se ka artiste te rinj te talentuar?
Cdo brez ka talentet e veta, ketu s'duhet te gaboj, problemi eshte tek puna. Brezat duan pune. Do ta them ne forme te ashper: Njeriut nje dhe te paudhit dy duhet t'u gjesh punen se te hapin pune.
Keni ndonje penge ne karrieren tuaj artistike?
Shiko, nuk ka njeri pa pengje, por problemi eshte qe duhet te krijohen kushtet per te plotesuar pengjet. Ne jeten artistike te cdo aktori ka pengje. Une do te deshiroja qe ne personazhet e mi te ishte dhe roli i nje lypesi. Une ne kete lokal e pi kafen cdo dite dhe ketu vijne femije te vegjel, duke shitur cakmake dhe kjo eshte e dhimbshme. Une u blej atyre cakmake nga dhimbja, dhe jane shume femije, kjo me ka bere qe te mendoj se dua te loz dhe nje rol te tille.
Cfare simbolizon profesioni i aktorit per ju?
Profesioni i artistit eshte i bukur per ata qe e shohin dhe jo per ata qe e bejne. Per ata qe e bejne eshte nje torture.
Melvlan Shanaj: Birce Hasko, aktori i karaktereve mbreselenes
"Padyshim, kush ka pasur miqesi me Birce Haskon, ruan ne kujtesen e tij, ndjenjat e vecanta te marredhenieve te ngrohta dhe mbreselenese. Nuk harrohet dot menyra e kompostimit te tij njerezor dhe shume i vecante. humori spontan, serioziteti dhe karakteri i mire krahinor perbejne bazen e respektit te pandalshem per te. Prej gati nje gjysmeshekulli qe njihemi, perhere miqesia me te te le borxhli. Nese do te flisja per krijimin e karaktereve artistike, nuk mund te mos thuhet se ne cdo paraqitje te tij, te mos kete realizuar nje karakter mbreselenes. Ne krijimtarine e tij spikat origjinaliteti dhe organiciteti i lindur. Ai vepron dhe krijon me inteligjence, ne menyre te lehte dhe jetegjate. Asnjehere i njejte dhe perhere shenon. Eshte nje sulmues tinezar, pa zhurme dhe me fitore te prenotuar. Nuk ka regjisor qe nuk e deshiron Birce Haskon ne grupin e tij te xhirimit, jo vetem per aftesite krijuese, por per burrerine e tij. Nje njeri qe di te gjendet ne castin qe te duhet".
Saimir Kumbaro: Bircja, aktori qe nuk neglizhoi asnje rol
"Bircja ishte me i madhi ne moshe ne kursin tone, me i talentuar per role karakteresh. E klasifikoj tek personat me energji pozitive. Une e kam pasur ne dy filma "Koncert ne vitin '36" dhe "Historiani dhe kameleonet" dhe shtoj se eshte nje aktor mjaft komod, qe di te respektoje e te jap maksimumin, nga te paktet qe shquhet per nje edukate artistike te mirefillte. Nuk neglizhonte ne asnje gje, sa gati ia kalonte dhe Llazi Serbos.
Petrit Malaj: Birce Hasko, mjeshteri qe ka lene gjurme ne aktrim
Ne fakt, ka kohe qe ne e therrasim mjeshter. Cirake te shumte qe ne gjurmet e tij marrin shume. Mjeshtrin e aktorit, mjeshtrin e pedagogut, dashuri te pakufishme, njerzillek. E cfare presim me shume ne kete kohe qe jetojme, ku elemente te tille te fisnikerojne, te provojne te jesh vijimesisht ne plotesimin e persosjen e vetvetes dhe te marredhenieve me komunitetin. Modeli perfekt: ai, pedagogu, prindi, miku i sinqerte, mjeshtri i profesionit, Birce Hasko.
Filmografia
* Kronike provinciale (2009)
* I dashur armik - (2004)
* Tirana, viti zero - (2001)
* Parullat - (2001) ...Shoku Sabaf
* Nata - (1998)
* Flete te bardha - (1990) (TV)
* Zevendesi i grave - (1987), Shef Mesini
* Tri dite nga nje jete - (1986)
* Guret e shtepise sime - (1985)
* Koha nuk pret - (1984)
* Shi ne plazh - (1982), Milo
* Dita e pare e emerimit - (1981), Shoferi i zv.ministrit
* Sketerre 43 - (1980)
* Njeriu me top-(1979),Tosun Baci
* Radiostacioni -(1979)
* Koncert ne vitin 1936 - (1978). Tellalli
* [ Vetmi 1990 - Teki Maliqi
* [ Kronike e nje nate. 1990
* [ Kthimi i ushtrise se vdekur. 1989 - Fshatari qe sjell arkivolin e ushtarit te vdekur
* [ Historiani dhe kameleoni. 1989 - Nen Toger Muharremi
* [ Vitet e pritjes (1989) - Xha Rufeti
* [ Bregu i ashper (1988)
* [ Shkelqim i perkohshem. |(1988) - Babai i Danes
* [Perralle nga e kaluara - (1987) - Dasmori gaztor
* [ Dhe vjen nje dite - (1986). Daja
* [ Te shoh ne sy (Film TV) - (1985). Andrea
* [ Kush vdes ne kembe - (1984).Kryetari i gjyqit
* [ Ne kufi te dy legjendave - (1981). Xhelua
* [Shtigje lufte - (1974). Tafa Partizani
* [Kur zbardhi nje dite - (1971). Ballisti