Stonestreet ne KQZ Te respektohet ligji zgjedhor

Pas një vizite që zgjati 45 minuta në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kreu i misionit të ODIHR në Shqipëri, Jonathan Stonestreet u shpreh për mediat se takimi u fokusua në procesin zgjedhor në tërësi.
Pyetjes se a kërkoi ODIHR një kopje të vendimit për hapjen e kutive, Stonestreet u përgjigj:
“Nuk diskutuam për procesin e zgjedhjeve. Kjo mbledhje ishte e orientuar drejt së ardhmes së të gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri”.
Respektimi i ligjit është i domosdoshëm, shprehet kreu i ODIHR, kur shtrohet pyetja se a duhet të numërohet çdo votë.
“Nuk dua të përfshihem në interpretimin e asaj që thotë ligji, por mendoj sigurisht se një aspekt i rëndësishëm i procesit është zbatimi i ligjit, të bëhet ajo që thuhet në ligj”.
Deklarata e Stonestreet u bë vetëm pak orë përpara shpalljes nga KQZ të rezultatit për Tiranën, ku nga votat e numëruara, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha kryeson me 90 vota.
Bora Ymeri