E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi apel politikes Mos mendoni vetem per kolltukun

Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë tiparet kryesor i politikbërësve, pasi jeta nuk është vetëm komoditet i kolltukut. Kjo ka qenë këshilla e presidentit Bamir Topi, i cili i shqetësuar për situatën në vend, përfitoi të apelonte gjatë përcjelljes në lojrat olimpike speciale drejt Athinës, një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara.

Shqipëria, sipas Topit ka plot probleme sociale, ndaj vëmendja sipas tij duhet të kthehet te këta persona, të cilëve duhet t’u merret për shembull vullneti, paqja dhe toleranca që përcjellin.

“Jeta nuk është thjesht komoditeti i kolltukut të  secilës zyrë që mbuloni. Bëhuni edhe ju pjesëmarrës, merrni filozofinë e pjesëmarrjes dhe të humanizmit, tolerancës. Sot Shqipëria ka problemet e saj, por ju këtë ditë do ta ktheni në një dominancë për të cilën shoqëria shqiptare ka kaq shumë nevojë. Unë dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i jap një mesazh edhe familjeve në nevojë, që kanë nevojë të shikohen me më shumë ndjeshmëri”-tha Presidenti Topi.

Në vitin e katërt të përfaqësimit të vendit tonë në lojrat olimpike speciale në Greqi, përfaqësuesi i drejtimit të këtyre garave Ismet Bellova, theksoi se këtë vit Shqipëria niset me 300 garues dhe ka falenderuar presidentin Topi për mbështetjen. Më tej, të rinjtë pjesëmarrës simbolikisht, me pishtarin e lojrave olimpike u nisën drejt bulevardit qendor të kryeqytetit.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›