E Diel, 1 Nëntor 2026

20-vjetori i ndryshimeve të mëdha, ngjarjet që rrëzuan komunizmin

Nga sot pasdite ne Qytetin Studenti nisin nje sere aktivitetesh festive ne 20-vjetorin e ndryshimeve të mëdha në Shqiperi. 2 korriku i vitit 1990 solli ngjarjet e ambasadave ne Tirane, te cilat lajmeruan shembjen e regjimit komunist ne vendin e fundit te Lindjes. Në mes të korrikut 1990, rreth 5.000 refugjatë të ambasadave u larguan nga vendi përmes një aksioni të kryer brenda një natë. Megjithatë regjimi qëndroi edhe nëntë muaj të tjerë.

Lëvizja studentore e dhjetorit ishte ajo që dha impulsin vendimtar për ndryshimin e regjimit. Nga kjo lëvizje studentore u krijua Partia Demokratike. Më 20 shkurt të vitit 1991 demonstruesit rrëzuan në Tiranë bustin e Enver Hoxhës. Në mars të vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para shumëpartiake, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. Dy muaj më vonë një grevë e përgjithshme e detyroi këtë qeveri të japë dorëheqjen. Po ashtu nga vera e vitit 1991 filloi një largim masiv i shqiptarëve drejt Italisë dhe Greqisë. Vetëm më 8 gusht në portin italian të Barit me një traget arritën 10.000 vetë.

Një qeveri teknike nën drejtimin e opozitës demokratike mori qeverisjen e vendit. Në mars të vitit 1992, gati dy vjet e gjysmë pas rrëzimit të murit të Berlinit, opozita demokratike fitoi zgjedhjet në Shqipëri.Ndaj qeveria nis sot ne oren 19.00 serine e aktiviteteve per kete ngjarje, ku padyshim do te behet edhe nje bilanc i 20 viteve demokraci ne vend. Dy dekada me pas, festimet rikthehen ne Qytetin Studenti, atje ku nisi edhe levizja studentore per permbysjen e sistemit dikatorial dhe vendosjen e demokracise.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›