E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi, plan për zonën Patos-Marinzë

Rehabilitimi i zones Patos-Marinze nga ndotjet do te jete nje nga prioritet e ministrise se Mjedisit. Kreu i ketij dikasteri, Fatmir Mediu, deklaroi se te gjitha kompanite qe merren me nxjerrjen e naftes ne kete zone, duhet te vetmonitorojne veprimtarine e tyre, duke zbatuar parametrat mjedisore. Mediu u shpreh se jane hartuar plane veprimi per rehabilitim e zones duke u ndihmuar dhe nga vete kompanite, si "Bankers Petroleum", e cila qe prej vitit 2004 administron nje pjese te mire te fushes nafte mbajtese te Patos Marinzes, duke zbatuar standartet nderkombetare te mjedisit, shendetit dhe sigurise.

"Me vendosmerine e qeverise, ministrise se Mjedisit, Ministrise se Ekonomise, per te punuar me 'Bankers' dhe kompanite e tjera qe te kompletojne rehabilitimin e zones se Patos- Marinzes per te rritur pa dyshim te gjitha mundesite ekonomike te kesaj zone. Dhe do vazhdoj te punoje me 'Bankers', per pastrimin e Patos-Marinzes, po njekohesisht te shikoje dhe mundesine e involvimit te aktoreve te tjere, sic eshte Komisioni Europian", tha Fatmir Mediu, minister i Mjedisit.

Ministri i Mjedisit u shpreh se per dy vitet e ardhshme do te financohen miliona dollare nga organzima nderkombetare, per mbrojtjen e mjedisit ne kete zone. "Ne vleresojme investimet qe jane bere deri tani persa i perket pastrimit nga ndotja dhe njekohesisht dhe planit qe parashikohet prej 10 milione dollaresh ne dy vitet e ardhshme", vijoi Mediu.

Plani do te zbatohet ne dy faza kryesore, faza e pare ne te cilen synohet reduktimi i ndikimimeve te industrise ne mjedis dhe shendet me nje shtrirje kohore prej tre vjet ndersa faza e dyte eshte zbatimi i masave ne nje hapesire kohore 20-vjecare, ku synohet edukimi mjedisor i banoreve, restaurimi i peisazhit dhe menaxhimi i mire i mbetjeve.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›