E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimoret, aksion për objektet pa leje. Përplasje mes policisë dhe banorëve

Nje ngjarrje e rende ka ndodhur mengjesin e sotem me Hamallaj te Durresit. Banoret e ketij fshati u perplasen ashper me forcat e policise, te cilat shoqeronin punonjesit e Inspektoriatit te Ndertimit. Per rrjedhoje mbeten te plagosur tre police dhe te pakten 7 protestues te Hamallajt. Banoret e zones bllokuan rrugen ne shenje proteste per te mos lejuar Inspektoriatin e Ndertimit te ekzekutonte vendimin e prishjes se dhjetra objekteve pa leje. Nderkohe, vete drejtori i Inspektoritatit te Ndertimit, Gjergji Bojaxhi u shpreh se puna per te prishur te gjitha objektet pa leje te ngritura pas vitit 2007,do te vazhdoje ne ditet ne vijim. Ndjekim deklaraten e tij.

"Inspektoriati ndërtimor kombëtar do të vazhdojë punën për pastrimin e bregdetit dhe sigurisht do të vazhdojë punën edhe për pastrimin e gjirit të Lalëzit dhe në zonën e Hamallit. Të gjitha hotelet, lokalet, objektet e ndërtuara pas 2007 në mënyrë të paligjshme do të nxirren jashtë funksionit në këtë zonë bregdetare dhe ne presim nga forcat e rendit që të kryejnë momentet dhe hapësirën e duhur në mënyrë që ne të hyjmë e të pastrojmë zonën nga këto ndërtime. Forcat e rendit nuk patën mundësi të lirojnë rrugën në mënyrë që ne të bënim nxjerrjen e objekteve të ndërtuara jashtë funksionit dhe për këtë arsye u la që do të shkojmë në ditët e ardhshme për të mbaruar atë punë që nisëm sot", deklaroi Gjergji Bojaxhi, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›