20 vjetori, përkujtohet tragjedia e Llogarasë
LLOGARA- Përkujtohet tragjedia e 22 nëntorit të vitit 1989, ku një autobus me studentë dhe pedagogë të Institutit të Lartë Bujqësor, u aksidentuan në afërsi të fshatit Vuno, në aksin Vlorë-Himarë. Në afërsi të vendit të aksidentit u dërguan dy helikopterë të ushtrisë shqiptare për të shpëtuar pjesën e mbetur të studentëve dhe pedagogëve dhe transportimin e tyre drejt Tiranës.
Por mjergulla dhe moti i keq mbi Llogara, bëri që dy helikopterët të përplaseshin me njëri-tjetrin, duke sjellë një tragjedi të dyfishtë mbi qafën e Llogarasë. Nga dy viktima që u shënuan pas aksidentit të autobusit, përplasja e dy helikopterëve e coi numrin e viktimave në 20, mes tyre pilotë, ushtarakë, mjekë dhe studentët e pedagogët e plagosur.
(m.a/News24/BalkanWeb)