PS: Berisha ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja
TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se vendimi për moshapjen e kutive është i formës së prerë dhe se ata që s’duan të pranojnë votën e shqiptarëve kanë probleme me veten e tyre, ka reagura zëdhënësaj e Partisë Socialistë Armela Imeraj.
Në një prononcim për mediat zëdhënësja Imeraj ka deklaruar se është Berisha ai që mashtron dhe se opozita nuk kërkon rinumërim të votave, por hetim të tyre.
“Në emër të opozitës sqaroj se është Sali Berisha që e mbështet mbi mashtrimin moshapjen e kutive, jo opozita. Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave po hetim të zgjedhjeve”, shprehet Imeraj.
Sipas saj, Partia Socialiste i kërkon edhe një herë Berishës ta lërë vendin në zgjedhje të parakohshme, nëse nuk iu përmbahet kërkesave të opozitës.
“Ne s’kemi punë me vendimin e gjykatës për zgjedhjet, po me të drejtën e parlamentit për të hetuar me ligj procesin zgjedhor. Nëqoftëse Sali Berisha nuk do hapjen e kutive le ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja”, përfundon zëdhënësja Imeraj.
(m.a/BalkanWeb)