E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, banorët e Borshit kërkojnë heqjen e ligjit 7501

BORSH- Problemi i pronave në bregdet dhe zbatimi i ligjit 7501 për pronësinë ka mbledhur në një takim në fshatin Borsh banorë të zonave bregdetare dhe përfaqësues të shoqatës “Bregdeti”. Mosfunksionimi i ligjit 7501 ka qënë tema kryesore e diskutimeve, ku nga shumë të pranishëm në takim është kërkuar heqja e ligjit në fjalë, pasi sipas tyre ky ligj i miratuar 17 vite më parë, jo vetëm që nuk po gjen zbatim por mbi të gjitha po rëndon mbi pronarin e vërtetë atij të cilit me ligj dhe dokumentacion i takon prona e trashëguar.

Borshi ashtu si zona nga Palasë në Nivicë është një zonë turistike, ndërsa cështja e pronave sipas banorëve po krijon mjaft pakënaqësi si shkak i mungesës së zbatimit të ligjit kryesisht në zonat turistike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›