Topalli për protestën e opozitës: Mos cënoni ligjshmërinë
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka thënë fjalën e saj për protestën e opozitës. Topalli u shpreh se askush nuk mund të cënojë ligjmërinë dhe punën e Parlamentit, qeverisë dhe institucioneve.
“Natyrisht që askërkush, as bijtë, as ministri i fundit i sigurimit të shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo të Hamdijve, nuk mund të guxojnë të cënojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit të qeverisë dhe institucioneve”, theksoi Topalli.
Duke folur për demokracinë, kryetarja Topalli theksoi se që demokracia të jetë funksionale në bayë të saj duhet të jetë shteti ligjor.
“Për ne ska gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur që ta shofim demokracinë shqiptare funksionale. Është një demokraci e pakthyeshme, ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme për ne, është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për ne”, përfundoi kryetarja e Kuvendit.
(m.a/BalkanWeb)