E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet tuneli, rrezik aksidentesh rruga mbi Kalimash

KUKËS- Mbyllja e tunelit të Kalimashit ka bërë që shofertët të gjejnë një zgjidhje tjetër, për të shmangur rrugën e gjatë që i bie nga qafa e malit. Kështu, për të mos kaluar përmes qafës së malit, ata kanë gjetur një zgjidhje, mbi kalimin në mailn e Thirrës, ose ndryshe qafa e Kumbullës, i cili shfaq një rrezikshmëri të lartë për aksidente. Por kjo është e vetmja mundësi që shoferët të shmangin udhëtimin e gjatë nga rruga e vjetër, e cila lidhet me Pukën.

Aktualisht ky shteg, është në gjëndje të rëndë dhe shumë të rrezikshme dhe thuajse cdo ditë bllokohet me orë të tëra, madje sipas udhëtarëve vetëm dy ditë më parë, u rrëzua edhe një makinë e firmës ndërtuese të tunelit të Kalimashit, “Bektel Enka”. Aksi mbi tunel është 12 km i gjatë, i cili kalon mbi tunelin e bllokuar të Kalimashit dhe që lidhet më pas në Thirrë me autostradën e përfunduar me katër kalime. Shpesh policia ka ndërhrë për të blokuar kalimin e automjeteve mbi tunel, për shkak të rrezikshmërisë që ajo shfaq.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›